E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, sulmohen bastionet e fundit të Muammar Gadafit

10-09-2011 / Gazeta 55

Forcat e qeverisë së përkohshme të Libisë kanë nisur sulmet ndaj dy bastioneve të fundit besnike të presidentit të dëbuar, Muammar Gadafi. Forcat e Këshillit Kombëtar Tranzicional thuhet se kanë sulmuar të premten mbrëma Bani Validin- para afatit të fundit për dorëzim të cilën kjo forcë ua kishte caktuar ithtarëve të Gadafit. Forcat e qeverisë së përkohshme thanë se kishin vendosur ta sulmojnë bastionin në fjalë pas sulmeve që luftëtarët e Gadafit u bënë lokacioneve të tyre përreth Bani Validit.
Raportohet të ketë pasur luftime edhe në afërsi të qytetit Sirte. Në ndërkohë, nuk ka mundur ende të zbulohet vendndodhja e Gadafit, i cili besohet të jetë në Libi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›