E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi kandidat, Frattini dhe Lambrinidis vizitë në Tiranë

10-09-2011 / Gazeta 55

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis do të vizitojnë Shqipërinë të hënën, më 12 shtator 2011, për të inkurajuar aktorët politikë shqiptarë të punojnë së bashku për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ministri Frattini dhe Lambrinidis do të takohen me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto dhe Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, dy ministrat e Jashtëm do të shoqërohen gjatë takimeve të tyre në Tiranë nga ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Ettore Sequi.
Misioni në Tiranë vjen në një moment kur Shqipëria do të duhet të kalojë një tjetër provë të Brukselit. Në muajin tetor, Komisioni Europian pritet të publikojë raportin e tij të vlerësimit mbi ecurinë e vendit si dhe të japë opinionin mbi kërkesën për statusin e vendit kandidat.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›