Hetimet pas atentatit ndaj gjyqtarit
Një burim pranë grupit hetimor tha për Vizion Plus, se dy fije floku dhe gjurme gishtash qe nuk i përkisnin viktimës u gjeten ne pjesën e padëmtuar te makinës, dhe janë dërguar për ekspertim ne laborator. Policia e Vlorës ka shoqëruar mbi 20 persona, qe mund te kenë dijeni për ngjarjen, kryesisht te afërt te ish-gjyqtarit. Ndërsa drejtori i policisë Ylli Metko, pa dhënë shume detaje mbi autorësinë e krimit, tha se janë afër zbardhjes se ngjarjes. Burime nga grupi hetimor, qe drejtohet nga prokuroret Kosta Beluri dhe Adnon Zholi si dhe eksperti i krimeve te renda ne polici Tonin Vocaj, thane se i kane deleguar veprime dhe policisë se Durrësit. Behet fjale për verifikime ne hipoteke, për çështjen e një pronësie toke. Gjyqtari Konomi, kishte trashëguar prona ne Hamallaj te Durrësit prej gjyshes nga e ëma dhe kishte fituar pronësinë ne gjykatën e Larte, përballë zyrës se kompensimit te pronave. Por ajo qe dyshon policia, është një konflikt me persona qe pretendojnë te drejtën mbi token e kthyer. Mekanizmi i përdorur për eliminimin e 33-vjeçarit, është një skeme e njohur kriminale për policinë bregdetare. Ky ishte rasti i peste brenda dekadës se fundit, qe përdoret tritol ne makine. Lënda eksplozive përgatitet lehtësisht dhe gjendet ne tregun e zi, vetëm për 1500 euro. Mendohet se ajo është montuar ne orët e natës poshtë sediljes se mjetit. Autoret e krimit janë treguar te kujdesshëm edhe për te humbur sa me shume gjurme. Ata kane pritur qe gjyqtari te mbërrinte ne një zone me trafik te larte telefonatash për te aktivizuar eksplozivin me celular, duke e bere te vështirë identifikimin e thirrjeve hyrëse e dalëse ne kompanitë telefonike. Ndërkohë, ata janë siguruar qe gjyqtari te merrte makinën e te shoqes, pasi një dite me pare, i kishin shfryre gomat automjetit te tij luksoz tek i cili nuk mund te ndërhynin për te vene eksplozivin.
Shiko kroniken video
Shiko kroniken video