PDU: Kriza aktuale jo e denjë për kombin

“Situata e fundit në vendin tonë është në kundërshtim me interesat kombëtare dhe të gjithë ne pavarësisht bindjeve politike e ndjejmë nevojën për stabilitet, paqe dhe bashkëveprim në të mirë të atdheut. Sot, më shumë se kurrë, nevojitet unitet kombëtar”, thekson kjo parti.
PDU-ja bën thirrje që të lihet pas gjuha e urrejtjes dhe parullat që ndajnë shqiptarët për t’u bashkuar rreth flamurit kombëtar, pavarësisht bindjeve.
“Partia Drejtësi dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj do të shpërndajnë sot në pesë qytete të ndryshme të vendit për të gjithë qytetarët mijra flamuj kombëtar dhe u bëjmë thirrje që të gjithë të vendosim në ballkon një flamur. Shqipëria është e shqiptarëve dhe shqiptarët duan një Shqipëri më të mirë, pavarësisht ngjyrave politike. Uniteti kombëtar është ajo çka na duhet sot dhe jo përçarja! Ky flamur është ai që na garanton të qenit një!”, thuhet më tej.
2011-01-29 13:55