Rama terheq oferten per FRD
Ne konferencën e dhënë sot në “twitter” Edi Rama ka përjashtuar aleancën me Bamir Topin, te cilin e ka cilësuar si te djathte, qe ka synimin te duket i ri ne fushe. Sipas Ramës, qëllimi real i Topit është reformimi i PD.
Ndryshe nga FRD, oferta qe Rama i beri me herët LSI-se, qëndron ende.
I pyetur perse ka besim tek bashkëpunimi me Ilir Metën, Rama sqaron se s'behet fjale thjesht për fitoren e 23 qershorit po për një riorganizim strategjik përtej momentit e individëve.
Për kreun e PS-se ky investim strategjik, synon rikompaktësimin e gjithë forcave me vota majtas.