E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti nën administrimin e Vëllazërisë Myslimane

15-12-2012 / Nga: N. Shamni * Analizë e MEMRI-t, Instituti për

Deklarata Kushtetuese - Diktaturë në emër të revolucionit

HYRJE - Më pak se dy vjet pas rrëzimit tё presidentit Egjiptian, Hosni Mubarak nga pushteti, thirrjet e popullit për të rrëzuar regjimin aktual , jehojnë sërish në sheshin Tahrir tё Kajros. Këtë herë, dhjetëra mijëra protestues po kërkojnë largimin e presidentit Muhamed Mursi, njё figurё e rёndёsishme e Vëllazërisë Myslimane (VM),  i cili mori pushtetin vetëm pesë muaj më parë.
Kritikat e shoqërisë egjiptiane ndaj Mursi-t janë vënë në dukje për muaj të tërë dhe përqendrohen në pohimin se ai nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra para dhe  pas zgjedhjes së tij si president . Një nga premtimet ishte përmirësimi i jetesës së egjiptianëve duke zyrtarizuar reforma të rëndësishme në fushat e sigurisë, transportit, ushqimit, karburantit dhe shërbimeve shëndetësore në 100 ditët e para tё tij në detyrë, duke ringjallur shpresat, të cilat më pas u lanë nё harresë. Egjiptianët numëronin ditët , por ndryshimet e parashikuara nuk u materializuan kurrë. Për më tepër, Mursi premtoi se do të ishte i drejtë ndaj tё gjithë Egjiptianëve, jo vetëm ndaj “Vllazёrisё myslimane (VM) dhe përkrahësve tё saj. Sipas kritikëve, ai jo vetëm që nuk po e trajton popullin në mënyrë të barabartë por është duke shtypur qytetarët e këtij vendi dhe ka marrë kompetenca, tё cilat nuk i takojnë; gjë që na kujton epokën Mubarak. Për më tepër, ata pretendojnë se ai është duke  promovuar "Vëllazёrinё Myslimane", e cila e transformon Egjiptin në një shtet  ku të gjitha qendrat e pushtetit i janë dorëzuar VM, i cili i përdor ato për të rrënjosur pikëpamjet e veta - për shembull, duke ndryshuar kurikulumet shkollore në mënyrë që të indoktrinojnë nxënësit me ideologjinë e VM. Kjo kritikë shpërtheu në protesta masive në gjysmën e dytë të muajit nëntor të 2012, kur Mursi u angazhua në ndërmjetësimin mes Izraelit dhe Hamasit, gjatë operacionit tё Mbrojtjes. Protestat u përhapen me vrull menjëherë pas shpalljes sё këtij vendimi, pra vijuan menjëherë pas nënshkrimit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga ai vetё; rezolutave, të cilat i dhanë atij kompetenca më të mëdha se kurrë. Këto rezoluta , tё cilat u shfaqën  në formën e një deklaratës kushtetuese, lëshuar nga vetë ai më 22 November të  2012, zhveshën sistemin gjyqësor nga pushteti për të apeluar ndaj vendimeve tё tij duke i dhënë vlefshmërinë kushtetuese statusit të tij si arbitër përfundimtar në vend, kompetenca që e tejkalon pushtetin e tij si kreu i autoritetit ekzekutiv. Dy javë që nga lëshimi i deklaratës kushtetuese, Mursi ka shpejtuar procesin e miratimit të draftit të kushtetutës së re egjiptiane  dhe pas seancave maratonë të Kuvendit Kushtetues, ai deklaroi më 1 dhjetor  të 2012 dhe vendosi se më 15 dhjetor do të mbahet një referendum. Në këtë mënyrë, Mursi bërë të pamundur qё gjyqësori të ngre padi për shpërbërjen e Këshillit Shura dhe Asamblesë Kushtetuese. Këto lëvizje shkaktuan kritika nё mbarë publikun, gjë që çoi në një debat publik tё ndezur në lidhje me çështjen e draftit të kushtetutës. Demonstrata të mëdha, disa prej tyre të dhunshme, janë duke u zhvilluar aktualisht në mbarё vendin, si nё favor tё Mursit ashtu edhe kundra tij... Është mёse e qartë se legjitimiteti dhe mbështetja që Mursi ka marrë nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht SHBA, (për politikën e tij të jashtme e ka shtyrё atë të ndjehet imun ndaj kritikave perëndimore), e kanё inkurajuar atë tё bёjё një lëvizje të tillë nё vend. Por në brendësi të vendit, ky veprim çoi në protesta tё dhunshme. Publiku ka refuzuar të qëndrojë duarkryq sikurse Mursi po ndërmerr hapa që synojnë neutralizimin e pushtetit në vend. Veprim, i cili  mund të rrisë në mënyrë të rrezikshme autoritetin e tij duke përqendruar kompetencat ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në duart e veta.
1. Posedimi i mediave: Masa e parë Mursi ishte posedimi i “Pronës se Katërt”, mbikëqyrësit tё demokracisë, duke zëvendësuar ministrin e komunikimit me një anëtar tё VM; duke zëvendësuar  gjithashtu redaktorët e gazetave shtetërore dhe drejtuesit e bordeve të tyre; duke mbyllur gazetat që e kritikuan atë dhe marrjen e masave ligjore ndaj gazetave, të cilat kishin publikuar "raporte tё rreme ndaj tij" dhe VM.
2. Neutralizimi i SCAF, (Këshilli Suprem i Forcave tё Armatosura)
Nё vazhdim, Mursi zaptoi autoritetet e Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura (SCAF) që deri atëherë ishte qendra kryesore e pushtetit në Egjiptin post-revolucionar, duke larguar nga posti, në gusht të vitit 2012, udhëheqësit ushtarakë, duke filluar me Kryetarin e (SCAF) Muhammed Hussein Tantawi dhe shefin e personelit ushtarak Sami Anan dhe duke kaluar te krerët e bazave ajrore, tokësore, forcave detare, ato të inteligjencës, policisë ushtarake, si edhe gardës presidenciale. Njëkohësisht, në gusht të vitit 2012, Mursi ka revokuar shpalljen suplementare tё kushtetues të lëshuar nga (SCARF) menjёherё pas themelimit të saj dhe lëshoi një deklaratë kushtetuese në të cilën ai i hoqi (SCARF), autoritetin  për të marrë vendime në ushtri dhe fusha të tjera tё  sigurisë.
3. Posedimi i kompetencave legjislative: Në deklaratën e tij kushtetuese, të gushtit 2012, Mursi gjithashtu mori përsipër të gjitha autoritetin legjislativ, deri në datën e ratifikimit të një kushtetute të re - me arsyen se Këshilli i Popullit, i cili ishte në krye të legjislacionit u shpërbërë në qershor tё 2012, me urdhër të Gjykatës sё Lartë Kushtetuese.
4. Posedimi i kompetencave gjyqësore: Për disa muaj me radhë, Mursi ka sfiduar sistemin  gjyqësor , një qendër e madhe e pushtetit në Egjipt, e cila mbron me zell pavarësinë e saj. Së pari, në qershor tё 2012, ai ka revokuar vendimin e Gjykatës së Lartë Kushtetuese në lidhje me shpërbërjen e këshillit popullor, megjithatë, ai u tërhoqën pasi ky veprim u kritikua. Pas kësaj, ai “sulmoi “prokurorin e përgjithshëm, por mё pas e riktheu atё përsëri nё postin e mёparshёm. Në dy javët e fundit, regjimi dhe gjyqësori u përplas kokë-më kokё, kur, më 22 nëntor 2012, Mursi lëshoi një deklaratë të re kushtetuese duke zgjeruar kështu kompetencat e tij dhe vendosi se asnjë element në vend, duke përfshirë kёtu edhe gjykatat, nuk kishin fuqinë legjislative për të apeluar vendimet e tij. Ai e largoi përsëri Prokurorin e Përgjithshëm, këtë herë duke emëruar njё tjetër; urdhëroi rinovimin e hetimeve dhe gjykimeve të pjesëtarëve të regjimit të mëparshëm, si përgjegjës për vdekjen e protestuesve dhe i hoqi tё drejtёn gjykatës kushtetuese të urdhërojë shpërbërjen e Kёshillit Shura, Dhomës sё Lartë tё Parlamentit, e cila dihet se ka një shumicë VM.
5. “Vulosja” e Statusit tё VM, si Hartuesi i Kushtetutës së Re
Me deklaratën e tij kushtetuese, Mursi i dha Asamblesë Kushtetuese një periudhë kohore dymujore, në mënyrë që të punojë mbi mosmarrëveshjet e brendshme dhe të ketë kohë të  përfundojë detyrën e saj. Nё vijim, Mursi i hoqi pushtetin Gjykatës së Lartë Kushtetuese, nё lidhje me shpёrbёrjen e Asamblesё, pikërisht kur gjykata ishte duke punuar mbi rastet e paraqitura nga elementёt liberalë-laikë, për shpërbërjen e kuvendit. Rastet argumentonin se kuvendi nuk ishte përfaqësuesi i popullsisë sepse shumica e anëtarëve të tij i përkasin grupeve islamike dhe shumica e tyre janë anëtarë të VM. Menjëherë pas shpalljes së re kushtetuese, komisioni përfundoi përgatitjen pёr kushtetutën e re dhe caktoi nё kohё rekord një datë për referendumin - një lëvizje e mirё perceptuar, e cila nxjerr në pah përpjekjen e VM për “rrëmbimin”e kushtetutës”. Raportet e mëparshme të MEMRI janë fokusuar në lëvizjet Mursi, pas marrjes sё detyrës: marrjen nёn kontroll tё medive, neutralizimin e SCARF dhe marrjen e kompetencave tё reja legjislative. Ky raport do të përqendrohet në lëvizjen e tij  më të fundit, në të cilën ai ka përqendruar tё gjithё pushtetin në duart e tij duke i “vjedhur” ato nga gjyqësori, si edhe lëvizjeve të tjera , të cilat kanë fuqizuar  anëtarët e VM në kёtё regjim dhe nga ana tjetër përballja më zhgënjimin dhe protestat e popullit egjiptian. Pra, përballja më ndjenjën e përgjithshme se qëllimet e revolucionit nuk u materializuan kurrë.
Marrja nёn kontroll e gjyqësorit
Siç u vu në dukje gjatë muajve të fundit, Mursi ka ndёrmarrë disa hapa tё papranueshme nga ana e egjiptianëve, në një përpjekje për të neutralizuar qendrën e pushtetit të mbetur në Egjipt, gjyqësorin, i cili ka qenë gjithmonë i njohur si një element i fuqishëm dhe me ndikim që me zell mbron pavarësinë e saj. Në muajt e fundit, Morsi ka marrë dy hapa flagrante kundër gjyqësorit: së pari, ai ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese Supreme mbi shpërbërjen e Këshillit Popullor dhe  më vonë largoi nga detyra prokurorin e përgjithshëm. Sё fundmi, ai i ndryshoi tё dyja këto lëvizje tё mëposhtme, pёr shkak tё protestës publike, por megjithatë publiku ngeli i zemëruar dhe vetë gjyqtarët e akuzuan atë për nёnvlerёsimin e ndarjes sё pushteteve.
Lufta mbi shpërbërjen e Këshillit Popullor: Kuvendi Popullor, i zgjedhur pas revolucionit, në janar tё 2011 dhe me një shumicë tё pёrbёrё nga VM, u shpërbë në qershor tё 2012 nga Gjykata e Lartë Kushtetuese, e cila vendosi se zgjedhjet e Kuvendit Popullor, nuk ishin kushtetuese, sepse të dy listat e partive dhe kandidatët e pavarur ishin larguar. Shpërbërja e Kuvendit shkaktoi protesta nga shumë njerëz, të cilët pretenduan se gjyqësori është i infektuar nga  motive politike dhe i bënё thirrje Mursi-t të përdorë autoritetin e tij si president për ta rivendosur atë. Në korrik tё 2012, Mursi revokoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj shpërbërjes sё Kuvendit Popullor dhe vendosi ta mbledhё atё sёrish. Ai u kritikua për ndërhyrje në punët e gjyqësorit dhe marrjen e hapave që nuk ishin brenda juridiksionit të tij, pёr t’i shërbyer VM dhe jo popullit egjiptian si një i vetëm. Në reagim ndaj veprimit të Mursi-t, Gjykata e Lartë Kushtetuese riafirmoi vendimin e saj pёr shpërbërjen e Kuvendit Popullor dhe urdhëroi  anulimin e vendimit tё Mursi. Mё nё fund, ai u dorëzua ndaj presionit të gjyqësorit dhe lëshoi një komunikatë duke njoftuar se marrja e vendimeve nga ana e tij ishte e kufizuar; duke përfshirë edhe vendimin e shpërbërjes se Keshillit Popullor dhe duke shprehur angazhimin e tij për ruajtjen e marrëdhënieve korrekte, për të parandaluar kështu çdo konflikt midis autoriteteve.
Beteja mbi shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm:
Një betejё e re midis Mursi-t dhe gjyqësorit shpërtheu menjёherё pas vendimit tё Mursi-t tё 11 tetorit 2012 , nën presionin e këshilltarëve të tij, për të shkarkuar Prokurorin e Përgjithshëm, Abd Al-Magid Mahmud dhe emërimin e tij si ambasador në Vatikan. Shkarkimi erdhi në sfond të protestave publike mbi një vendim të Gjykatës së Lartë Kushtetuese pёr shfajёsimin e tё pandehurve, tё akuzuar për vrasjen e protestuesve në "Betejën e Devesë", nё shkurt  tё 2011, në Sheshin Tahrir, në të cilën anëtarët e regjimit të Mubarakut hipën mbi deve duke kaluar midis turmës sё protestuesve duke  vrarë 11 persona dhe duke plagosur 2000 tё tjerё. Menjёherё pas vendimit, Mursi shkroi në Twitter-it se bota nuk do të pranonte qё ne tё hiqnim dorë nga gjaku i martirëve, të cilët kishin sakrifikuar jetën për atdheun.
Postimi i Mursit nё Tweeter, 11 tetor 2012
Prokurori i Përgjithshëm ka refuzuar të pranojë largimin e tij duke deklaruar se ai do tё qëndronte në detyrë dhe duke argumentuar se, sipas ligjit, presidenti nuk posedonte kompetencat e caktuara  për ta shkarkuar atë. Ai pati mbështetje nga Klubi i Gjyqtarëve, i cili deklaroi se shkarkimi i tij përbënte ndërhyrje në punën e gjyqësorit .Dy ditë pas shkarkimit, Mursi e ndryshoi vendimin dhe pranoi se prokurori i përgjithshëm do të mbetej në postin e tij - një lëvizje qё u konsideruar  si një fitore për gjyqësorin.
Deklarata e re kushtetuese përjashton çdo ankesë tё bёrё ndaj Mursit: Kulmi i konfliktit midis Mursi-t dhe gjyqësorit u shfaq mё  22 nëntor tё 2012, kur ai lëshoi deklaratën kushtetuese, nё tё cilёn zgjeroheshin kompetencat e tij. Ai shkarkoi përsëri prokurorin e përgjithshëm dhe këtë herë emëroi një të ri, ai urdhëroi një zgjatje kohore  dymujore për Asamblenë Kushtetuese, e cila përbëhet kryesisht nga  islamistё dhe përfaqësues të VM dhe vendosi se Gjykata e Lartë Kushtetuese nuk kishte të drejtë ta shpërbënte  atë ose Këshillin Shura, i cili  gjithashtu ka një shumicë VM. Gjithashtu në deklaratën e tij kushtetuese, Mursi vendosi se asnjë vendim i marrë prej tij nuk mund të apelohet nga asnjë element gjyqësor derisa njё kushtetutë  e re tё jetё në fuqi dhe një  Kuvend i ri popullor tё jetë mbledhur. Me këtë veprim, Mursi neutralizoi fuqinë e Gjykatës së Lartë Kushtetuese për të vendosur rreth padive për shpërbërjen e Këshillit Shura dhe mbi padinё e ngritur nga elemente sekulare dhe liberale pёr shpërbërjen e Asamblesë Kushtetuese. Këto padi pretendojnë se Asambleja nuk ishte përfaqësuesi i shoqërisë egjiptiane dhe se  gjykata kishte planifikuar tё vepronte mbi to në fillim të dhjetorit tё 2012. Deklarata kushtetuese Mursi i ofroi imunitet Kuvendit  dhe siguroi se drafti aktual i kushtetutës, i cili kryesisht i përshtatej interesave tё VM, do të shkonte nё referendum. Ajo qё  duhet të theksohet ёshtё  se deklarata kushtetuese Mursi gjithashtu përfshihen hapat që synonin qetësimin e  kundërshtarëve që kishin lidhje me revolucion. Siç u tha, ai urdhëroi një ripërtëritje të hetimeve dhe gjykimeve pёr ish zyrtarët e regjimit, tё cilёt ishin përgjegjës për vdekjen e shumё protestuesve dhe rritjen e  kompensimit për familjet e atyre, tё cilёt u vranё ose u plagosёn nё protesta. Ai gjithashtu përsëriti shqetësimin e tij për ata që u vranë në revolucion duke postuar nё twiter: "Sot po fillon hakmarrja e vërtetë për gjakun e dëshmorëve dhe unë jam i angazhuar plotësisht".
Kjo përbën një shembull të modelit "dy hapa përpara, një hap prapa", aplikuar nga Mursi: kur kritika ndaj  tij shtohen ose kur ai ndёrrmerr  një veprim që mund të hasë kundёrshtime, atëherë ai nxiton për të bërë një tjetër lëvizje duke qetësuar kritikët e tij, të cilët janë të lidhur me revolucionin. Pra, duke marrё masa të shumta për të ndëshkuar pjesëtarët e regjimit Mubarak dhe për të qetësuar familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në revolucionin e 25 janarit. Në një përpjekje për të treguar një mbështetje të fortë ndaj revolucionit. Ai në kёtё mënyrë përpiqet tё bindё se sa i rëndësishëm ёshtё revolucioni dhe viktimat e tij, në mënyrë që të shmangё vëmendjen nga hapat që ka ndërmarrë për të forcuar regjimin dhe pёr të përqendruar autoritetin e tij, pa dhënë asnjë përgjigje për krizën ekonomike në Egjipt dhe kërkesat për demokraci. Një tjetër shembull i këtij modeli u shfaq në 6 tetor  tё 2012 nё fjalimin që shënonte përvjetorin e Luftës sё  Tetorit  (dmth. Luftës  sё Yom Kippur), në të cilën ai tha se kishte mbajtur shumicën e premtimeve të tij, veçanërisht ato lidhur me sigurinë. Ky fjalim u panoramizua gjerësisht dhe u kritikua si lakonik, i zbrazët, ku mungonte një vizion i qartë për të ardhmen e Egjiptit. Disa ditë pas fjalimit të tij të dështuar, Mursi urdhëroi qё të gjithë të burgosurit e revolucionit tё liroheshin si njё përpjekje për të mbuluar dështimin e tij dhe tërheqjen e vëmendjes drejt një teme tjetër. Së bashku me këto lëvizje për të reduktuar pushtetin e gjyqësorit, VM  nisi një ofensivë politike dhe mediatike ndaj Gjykatës së Lartë Kushtetuese, e cila synontё justifikimin e deklaratës kushtetuese tё Mursi-t.Si pjesë e kësaj ofensive, VM postoi  në faqen e saj të internetit artikuj të shumtё qё akuzonin gjyqësorin pёr motive politike. Në kolonën e tij në tё përditshmen’ Al-Yawm Al-Sabi’ , Karim’ Abd Al-Salam shkroi: "Marshimi i hakmarrjes kundër Gjykatës së Lartë Kushtetuese, e cila ёshtё e shkruar, organizuar dhe e paraqitur pёr popullin nga lëvizja VM , është duke shkatërruar një nga themelet e shtetit egjiptian - me asnjë lloj  përgjegjësie kombëtare dhe pa asnjë vizion pёr tё ardhmen, pra dёmit qё mund te shkaktohet kur nёnvlerёsohet autoriteti i Gjykatës Kushtetuese apo statusi i gjyqtarëve të saj të nderuar".
Gjyqësori i kundërvihet Mursit
Gjyqtarët reaguan fuqishëm ndaj lëvizjeve tё Mursit. Gjykata e Apelit, Presidenti Dr. Madhat Muhamed Sad Al-Din botoi në të përditshmen ‘Al-Ahram’, njё artikull që kritikonte deklaratën kushtetuese tё Mursi-t, kundër gjyqësorit. Duke theksuar se deklarata e fundit kushtetuese nuk kishte asnjë bazë ligjore dhe se artikujt e saj binin nё kundёrshtim me njëri-tjetrin, ai tha: "Deklarata hapet duke theksuar se ajo nderon dhe respekton formulimin dhe rregullat e deklaratës kushtetuese të marsit 2011 - por në të vërtetë nuk respekton dhe nderon asgjë. Deklarata  e Marsit tё 2011 thekson se gjyqësori është i pavarur dhe se asnjë prej autoriteteve shtetërore nuk mund të ndërhyjë në punën e tij ... por presidenti e injoroi këtë deklaratë, duke liruar gjyqësorin nga tё drejtat e veta dhe  duke i dhënë imunitet të gjitha vendimeve të marra nga vetë ai. Si rezultat gjyqësori nuk ka tё drejtё tё apelojё asnjë nga vendimet e marra nga presidenti”. “Sad Al-Din shtoi se deklarata kushtetuese ishte një hallkë në një zinxhir të gjatë veprimesh "që synojnë kufizimin e lirive tё publikut dhe sё drejtёs sё individёve egjiptianё për të apeluar nё gjykatё ... sepse deklarata përfshinte në Artikujt e saj anulimin e apelimit përsa i përket ribashkimit së Asamblesё Kushtetuese dhe Këshillit Shura". Mё vonё Sad El-Din shprehu kundërshtimin e tij ndaj vendimit për të kufizuar mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm në  katër vjet, duke argumentuar se ky nuk ishte një pozicion politik si presidenca, e cila duhet kufizuar. Ai gjithashtu vuri në dukje shqetësimin e tij ndaj një kufizimi tё tillë, i cili do të caktojë  një limit në afatin e çdo gjyqtari, sa herë që një autoritet i lartë në vend e kundërshton. Sad Al-Din theksoi se deklarata e shpërfillte Ligjin mbi Autoritetin e Gjyqësorit ", e cila me ligj kërkon pëlqimin e Këshillit Gjyqësor Suprem për juristët ... [Për më tepër, ky Këshill] është përgjegjës për emërimin e prokurorit tё përgjithshëm". Anëtarët e Klubit tё Gjyqtarëve bёnё tё ditur se do tё jenё nё grevё derisa deklarata kushtetuese tё anulohet gjithashtu Gjykata Supreme Kushtetuese lëshoi një njoftim ku thuhet: "Ne kurrë nuk do të jemi një ushtar i bindur ose i  lakueshëm në duart e askujt, për t’u përdorur sipas interesave tё tij". Përpjekjet Mursi-së për të zgjidhur krizën me gjyqësorin kanë qenë të pasuksesshme deri më tani. Më 26 nëntor tё 2012, ai u takua me Këshillin e Lartë Gjyqësor pёr të sqaruar se imuniteti ndaj vendimeve tё tij ishte i përkohshme dhe  është i vlefshëm vetëm për çështjet që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe se do tё ketë rigjykime vetëm në raste ku do dalin në dritë prova tё reja... Gjyqtarët refuzuan shpjegimet e tij dhe vendosën të vazhdojnë grevën e tyre. Nënkryetari i Gjykatës sё Lartë Kushtetuese, Tahani Al-Gabali, deklaroi se vendimet e Mursit bien në kundërshtim me ligjin dhe se për këtë arsye ai kishte humbur automatikisht  legjitimitetin e tij. Ajo shtoi se ai nuk mund të konsiderohet mё si president i Egjiptit, por një qytetar i zakonshëm, sepse kishte shkelur mbi të drejtat dhe liritë dhe kishte shkatërruar gjyqësorin. Në një tjetër njoftim, Gjykata e Lartë Kushtetuese deklaroi se sulmi i mediave kishte filluar pas marrjes sё vendimit pёr shpёrbёrjen e Kuvendin Popullor dhe se ky sulm kishte iniciuar nga "një grup i caktuar politik" (dmth. VM), anëtarët e së cilës kishin humbur vendet e tyre në Kuvendin Popullor dhe si rezultat  influencën e tyre atje. Ai tha se ky grup kishte nisur një fushatë hakmarrjeje dhe rivaliteti personal ndaj gjyqtarëve  dhe se gjatë kësaj fushate kishte humbur ndërgjegjen dhe moralin e tij duke lëshuar njё informacion të rremë ndaj tij me anë të mediave. Njoftimi gjithashtu theksoi se gjëja më e keqe ishte se Mursi i ishte bashkuar këtij sulmi duke marrë legjitimitetin nga gjykata. Ai përfundoi duke thënë se që nga momenti i parë, Asambleja Kushtetuese kishte vënё nё  shënjestër pavarësinë e gjyqësorit.
Opozita: Mursi, ‘Faraoni i ri’ - është më keq se Mubaraku dhe regjimi i tij. Ai duhet të largohet.
Si pjesë e britmës kundër Mursit dhe deklaratës së tij kushtetuese, brenda dhe jashtë Egjiptit u ngritёn shumё zёra për ta rrëzuar atë. Më 23 nëntor tё 2012, dhjetëra mijëra njerëz mbushёn Sheshin Tahrir, për të protestuar kundër pushtetit, i cili gjendet tashmё nё duart e presidentit dhe duke kërkuar largimin e tij. Disa shpallën greva derisa deklarata e re tё shfuqizohej. Një komunikatë, nënshkruar nga "Oficerët e Ushtrisë Egjiptiane", kishte qarkulluar midis protestuesve duke shprehur solidaritet pёr demonstratat anti-Mursi. Në një tjetër protestë nё Sheshin Tahrir, më 27 nëntor, mbi 100 mijё njerëz i kërkuan Mursi-t të japë dorëheqjen. Kjo kritikë rriti tensionin e brendshëm në vend sepse Mursi kishte mbështetjen e shumë elementёvё publikё egjiptianё, tё cilёt i erdhën në mbrojtjen duke organizuar demonstrata. Trazirat, tё cilat u përhapёn nё kohё rekord edhe  në qytete të tjera të mëdha, shkaktuan përleshje të dhunshme qё shpërthyen mes protestuesve dhe forcave të sigurisë dhe / ose mbështetësve Mursi, duke lënë pas qindra të plagosur. Me kalimin e ditëve që nga lëshimi  i deklaratës kushtetuese nga Mursi, protestat u shtuan dhe sollën dhunë. Mё 4 dhjetor të 2012 nga demonstrimi në frontin e Pallatit Presidencial, përleshje të dhunshme shpërthyen mes mbështetësve tё Mursi-t së dhe kundërshtarëve tё tij, gjatë së cilës 7 qytetarët u vranë dhe mbi 350 u plagosën.
Shumë aktivistë politikë ju bashkuan kritikave të ashpra të deklaratës së re kushtetuese, duke thënë se Mursi e kishte transformuar veten në një diktator dhe një Faraon të ri dhe se ai i kishte deklaruar luftë  revolucionit. Ish Sekretarit i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Amr Moussa shprehu shqetësimin se vendimet Mursi ishin "të rrezikshme" dhe do të dëmtonin sigurinë e Egjiptit, ai gjithashtu formoi një koalicion të ri të partive civile, i quajtur ‘Fronti Kombëtar i Shpëtimit’, për të trajtuar kërcënimin e sigurisë në vend. Hamdin Sabahi, një lider i opozitës, i cili kandidoi për president si rival i Mursi-t, deklaroi se vendimet Mursi "do të ndezin polarizimin politik në rrugët egjiptiane”. Refuzimi i revolucionit,ui cili është duke u udhëhequr nga Mursi dhe vlerësuar nga ana e VM  dhe partisё sё tij, nuk duhet t’i lejohet të vazhdojë ... Mursi po përgatitet pёr krijimin e një diktature dhe një tiranie të re në vend”. Aktivisti Egjiptian-amerikane, Michael Mounir tha se Mursi ishte duke u "bërë vetë mbret dhe Faraon i Egjiptit”... Vendimet e tij duken revolucionare për shkak të rritjes së kompensimit për familjet e  revolucionarëve, por ato nuk kanë asnjë lidhje me revolucionin, ata synojnë vendosjen e VM  në institucionet e regjimit. “Ish-drejtori i IAEA Dr .Mohamed ElBaradei shkroi nëpërmjet Twitter:" Dr. Muhamed Mursi shpartalloi sot  konceptin e shtetit dhe ligjit dhe u vetë emërua sundimtar i caktuar nga All-llahu. Revolucioni është eliminuar deri në një njoftim të mëtejshëm".
Edhe Intelektualë dhe aktivistë të  tё drejtave të njeriut sulmuan Mursin. Shkrimtari egjiptian Alaa ‘Al Aswany shkruan se Mursi "e ka shkatërruar shtetin e së drejtës dhe e ktheu veten nё një sundimtar të caktuar nga All-llahu. Ai ka i ka hapur luftë  revolucionit, e cila do të rrëzonte çdo Faraon, ashtu siç largoi edhe Mubarakun". Aktorja egjiptiane Sherihan shkroi nëpërmjet Twitter se vendimet e marra nga Mursi i hoqёn gjyqësorit pavarësinë e tij dhe se "data 22 nëntor do të konsiderohet si fillimi i një revolucioni të ri". Aktivistët e të drejtave tё njeriut pohuan se vendimet e marra nga Mursi ishin si një grusht shteti  kundër demokracisë dhe se miratimet e diktaturës së tij nuk janё hasur kurrë mё parё nё Egjipt. Shtypi egjiptian, përfshirë kёtu edhe shtypin shtetëror, botuan artikuj të shumtë qё dënojnë vendimet e Mursi-t. Për shembull, ‘Abd el-Fatah’, kolumnisti i tё Përditshmes sё pavarur Al-Yaum Al-Sabi ‘, shkroi se lëvizja e VM  dhe Partia e Drejtësisë dhe Lirisё kishte "pёrfshirё presidentin nё një krim politik masiv... Presidenti Mursi nuk e kishte parashikuar reagimin e fuqishëm të të gjitha forcave politike, përveç lëvizjes Salafi, kundër deklaratës kushtetuese që  eshndërron atë nga një president i zgjedhur në një tiran dhe një diktator, madje edhe një hyjni ... Kjo deklaratë kushtetuese ka ekspozuar Mursin dhe Plani e tij për “Vëllazërimin Mysliman”, të atdheut tё tij ..  Edhe sikur Dr.Mursi ta shfuqizojë atë, largimi i tij është i pashmangshëm ... Dr Mursi, JU nuk do të jeni faraoni ynё i ri’. Kryefaqja e gazetës javore tё opozitës Al-Usbu mban titullin: "Largohu, Faraon". Në një kryefaqe tё së përditshmes egjiptiane’ Al-Watan’ kryeson titulli: "Hitleri, Khomeini dhe Mursi", gazetari dhe ish-deputeti Omar ‘Hamzawi, i cili është gjithashtu një aktivist i të drejtave të njeriut dhe studiues i shkencave politike, krahasoi indirekt Mursint me Hitlerin dhe Ayatollah Ruhollah Khomeini, duke përshkruar se si regjimet diktatoriale shpesh dalin nga zgjedhjet demokratike. Ai shkroi: "Gjatë gjithë historisë njerëzore, krijimi dhe themelimi i regjimeve tiranike ka fillime dhe shtigje tё caktuara, disa prej të cilave nuk ishin  pjesë e zgjedhjeve dhe revolucioneve për demokracinë ... Në një periudhë të shkurtër kohe, Hitleri shfuqizoi tё  gjitha masat demokratike që ekzistonin kur ai hyri në fuqi dhe  krijoi një regjim tiranik tё tmerrshme që e çoi Gjermaninë dhe botën në katastrofë humanitare ... "Në Iran, pas një revolucioni popullor që rrëzoi me sukses regjimin tiranik të Shahut, fuqitë fetare morën kontrollin e shoqërisë, shtetit, regjimit dhe themeluan një republikë tiranike fetare që ёshtё nё pushtёt edhe sot e kësaj dite “..."Gjatë javëve të fundit, unë kam folur dhe shkruar shumё në lidhje me ringjalljen e Faraonit-president , pas zgjedhjeve së Muhamed Mursi ... Unё kam thënë se kufizimi i lirisë së shtypit dhe ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqësorit... po krijojnë  tiraninë dhe se po eliminojnё mundësitë dhe ndryshimet demokratike... Tani, pas deklaratës tiranike të presidentit nuk është e mjaftueshme vetëm tё flasim pёr pёrhapjen e këtyre regjimeve diktatoriale.  "Muhamed Mursi tani është mbi autoritetet e larta, ai ka shkatërruar vendin dhe ka filluar të ndërtojë një diktaturë që shkel të gjitha të drejtat dhe liritë, braktis drejtësinë dhe kërcënon shoqërinë... Çdo qytetar egjiptian që dëshiron demokraci dhe liri  duhet të veprojë me mënyra paqësore (kundër deklaratës presidenciale tirane), derisa ajo tё shfuqizohet”.
Mursi fiton "Maratonёn Diktatoriale”/Që kur Mursi mori detyrën, elementet e opozitës janë ankuar se VM ёshtё  përpjekur për ti larguar ato nga peizazhi politik, duke i akuzuar padrejtësisht për bashkëpunim me SHBA-nё, Izraelin dhe elemente të tjera të huaj, pёr interesat e tyre vetjake dhe nё nxitjen e flakëve tё krizës dhe anarkisё në vend. Vllazёria Myslimane i ka shtuar këto masa me shpërthimin e përleshjeve të dhunshme ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve  tё Mursi-t, në fillim të dhjetorit tё 2012, duke përfshirë edhe përpjekjet për t’i hequr legjitimitetin opozitës me akuzat e rreme  se kishte shkaktuar dhe nxitur demonstruesit kundër Mursi-t dhe se ishte drejtpërdrejt përgjegjëse për vrasjet në kёto përleshje. Më 4 dhjetor tё 2012, prokurori i përgjithshëm i përcolli  një ankesë avokatit tё sigurimit të shtetit ligjor kundër pesë elementёve tё opozitës duke  i akuzuar ata si spiunё tё Zionistёve dhe pёr nxitje kundër regjimit. Tё akuzuarit ishin ish kandidatë  presidencialёsi: Amr Moussa dhe Hamdin Sabahi, Al-Dustour Kryetari i Partisë Dr Mohamed ElBaradei, Al-Wafd , Kryetari i Partisë Al-Sejjid Al-Badawi dhe Gjyqtarë  tё tillё si  kryetari i Klubit tё gjyqtarëve Ahmad Al-Zanad. Akuza ndaj Moussa kishte tё bёnte me një takim dyshues qё ai kishte pasur me ministren e jashtme izraelite Tsipi Livni. Nё kёtё takim (sipas tyre), ai i kishte premtuar asaj se do të vepronte kundër Mursit dhe do tё nxiste krizat e brendshme dhe më pas ai  i kishte koordinuar këto aktivitet me të  akuzuarit e tjerë. Më 5 dhjetor tё 2012, Nënkryetari i Partisë (VM) Dr ‘Issam Al-’ Arian akuzoi forcat liberale dhe civile në vend se kanё pranuar fonde nga elementet brenda dhe jashtë Egjiptit dhe kanё bashkëpunuar me Perëndimin kundër Egjiptit. Bashkimi i Forcave islamike duke përfshirë, inter alia, VM,  Selefitё  dhe Al-Gama’a Al-Islamiyya, ka lëshuar një komunikatë duke dënuar liberalët, tё cilёt( sipas tyre) i kanё tejkaluar kufijtë e lirisë së fjalёs duke i shkaktuar dëme të mёdha Egjiptit. Më 6 dhjetor tё 2012, faqja zyrtare e VM ka postuar artikuj qё nënkuptonin se ‘Fronti Kombëtar i Shpëtimit’, ElBaradei, Moussa dhe Sabahi, ishin të përfshirë në një komplot për të përmbysur regjimin, në bashkëpunim me inteligjencën dhe ambasadën amerikane, të cilat po përpiqeshin të çrrënjosin regjimin islamik tё themeluar rishtazi në Egjipt. Fotot të shumta qё dënojnë kundёshtarёt janë postuar në faqen e Facebook-ut të Vëllazërisë Rinore Myslimane, duke i akuzuar ata  përgjegjës për vrasjen e demonstruesve që ishin anëtarë të VM dhe si tradhtarë tё Egjiptit.
Pretendimet mbi “Vllazёrimin Mysliman” tё Egjiptit/Që nga zgjedhja e Mursi-t si president, ka pasur pretendime se VM po përpiqet tё rimarrё nёn kontroll Egjiptin dhe t’u japё të gjitha institucioneve ngjyrën e "Vëllazërisë Myslimane". Në të vërtetë, gjatё muajve tё fundit  protestat kanё qenё  të vazhdueshme dhe nё rritje. Për shembull, më 19 tetor tё 2012, u mbajt një demonstrim në Sheshin Tahrir duke protestuar kundër marrjes nёn kontroll tё Egjiptit nga VM, me demonstrues që shpreheshin se Egjipti i pёrket të gjithë qytetarëve të tij, jo thjesht një grupi të vetëm.
Prania dominuese  e VM Në Asamblenë Kushtetuese/Një manifestim i këtij lloji ishte përpjekja e VM, lëvizjes për të hartuar një kushtetutë që do t’i shërbente interesave të saj dhe pikëpamjeve tё huaja, me anë të Asamblesë Kushtetuese, në të cilën ajo është dominuese. Në të vërtetë, ribashkimi i  Kuvendit ka qenë fokusi i një debati  juridik dhe publik të vazhdueshëm  në Egjipt, me kërkesa të shumta për ta shpërbërë atë  ; me pretendimin se ai nuk është përfaqësues i shoqërisë. Siç u përmend, disa ditë më parë, Mursi zhveshi Gjykatën Supreme Kushtetuese nga autoriteti për të shqyrtuar dhe sfiduar vendimet e Kuvendit duke  u siguruar gjithashtu se kushtetuta e re do të jetë në përputhje me ideologjinë e lëvizjes së tij. Manal Al-Tibbi, i cili dha dorëheqjen nga Asambleja Kushtetuese në protestë të orientimit të tij, deklaroi se kushtetuta e re promovon krijimin e një shteti fashist fetar qё u shërben interesave të VM dhe jo qëllimeve tё  revolucionit. Një zëdhënës i partisё  Al-Tagammu ‘tha se Kuvendi ishte pjesë e një plani për të ngritur një shtet fetar që është pak mё  ndryshme nga Sundimi i Iranit, por parandalon lirinë e fesë dhe drejtësinë sociale, si edhe  regjimi iranian.
Emërimi i anëtarëve të VM nёpёr institucione shtetërore/Ka pasur edhe kritika  mbi emërimet e bëra nga administrata Mursi, Këshilli Shura në qeveri, dhe organet e shtypit, me shumicën e të emëruarve që i përkasin VM. Për shembull, si pjesë e reformave që ai ka miratuar që prej zgjedhjes së tij, në shtator tё 2012, Mursi ka emëruar 10 guvernatorë të rinj rajonalё ku shumica e njerëzve e gjykuan si një tjetër manifestim i marrjes sё kontrollit nga VM, duke marrë parasysh se gjysma e tyre kanë ardhur nga brenda lëvizjes. Kritikat gjithashtu vunë në dukje  përfaqësimin dominues tё VM në qeveri dhe në ekipin këshillues presidencial tё Mursi-t. Përveç kësaj, në fillim të shtatorit  tё 2012, Këshilli Shura, ku VM gjithashtu pёrbёn shumicën,  zëvendësuan edhe  anëtarët e Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut, shtypit të Këshillit të Lartë dhe kryetarët e bordeve të gazetave, duke i dhënë shkas krijimit tё një valë të re  kritikash . Magdi Hilmi, kolumnist i të përditshmes ‘Al-Wafd’, shkroi: “Ribashkimi i Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut dhe të Këshillit të Lartë pёr Shtypin, spastrimi i gjerë nga ministrat në zyrat e tyre, [pra] emërimi i “ushtrive” me nëpunësve të rinj nga radhët e lëvizjes VM, në të gjitha ministritë e qeverisë - nënkupton një plan të vazhdueshme për të marrë nёn kontroll Egjiptin ... ".
Përfshirja e Përgjithshme e VM në çështjet e Shtetit/Shumë njerëz në Egjipt pretendojnë se nuk ёshtё Mursi, por Kryetari i Përgjithshëm i VM, Dr Muhamed Badi, i cili ka kontrollin dhe drejtimin e Egjiptit, nga prapa skenave sigurisht. Këto pretendime janë përforcuar nga raportet e mediave se takimet sekrete janë duke u mbajtur në zyrën e kryetarit tё Përgjithshme, në të cilën vendimet e rёndёsishme pёrfshijnё politikat e brendshme dhe të jashtme të Egjiptit. Për shembull, në gusht tё 2012, e përditshmja ‘Al-Watan’, raportoi se zgjedhja e anëtarëve për Këshillin Shura dhe për Këshillin Kombëtar për të Drejtat e Njeriut ishin përcaktuar në një takim të tillë. Raportohet gjithashtu se zyra e kryetarit tё Përgjithshme kishte diskutuar  edhe rikrijimin e Këshillit Kombëtar për gratë. Si provë e mëtejshme se udhëheqja e VM po drejtonte çështjet e  Egjiptit, u pohua gjithashtu se deputeti i Badi’, Khairat Al-Shater, kishte pasur takime me investitorë, ndonjëherë madje edhe para se ata të bёnin takimin zyrtar. Për shembull, në fillim të nëntorit tё 2012, është raportuar se Al-Shater dhe tё bijtë kishin takuar në mënyrë jo zyrtare, me një grup të investitorësh të huaj, menjёherё pas mbërritjes së tyre në Egjipt. Fakt, i cili e bën tё përditshmen ‘Al-Watan’ të pyes se pse një takim i tillë u mbajt para se  investitorët tё takoheshin me zyrtarët tё autorizuar tё qeverisë. Autori egjiptian Alaa ‘Al-Aswany shkroi në të përditshmen’ Al-Ahram’: "Presidenti Mursi u zgjodh nga populli, por, në të njëjtën kohë, ai i pёrket VM , një organizatë klandestine dhe misterioze , parimet dhe burimet financiare tё sё cilёs janë të panjohura deri mё sot. Ne kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur për të ankoruar statusin e VM sipas  ligjit dhe mbikëqyrjen e fondeve tё tyre nga shteti, por duket se presidenti Mursi preferon ta mbajë atё një organizatë klandestine, e cila e mbështetës presidentin  nga prapa skenave ... Në fakt, ne nuk e dimë me siguri se kush po e drejton Egjiptin - Presidenti Mursi apo kryetari i  Përgjithshëm i VM.
Ndryshimet në Kurrikulat e sistemit shkollor egjiptian/Çështja e marrjes sё kontrollit nga VM u ngrit edhe në lidhje me ndryshimin e sistemit arsimor nё Egjipt, pas disa tё dhënave qё rrodhёn nga burime tё fshehta, ku VM synonte ndryshime në kurrikulat shkollore, duke përfshirë futjen e lёndёs tё kësaj lëvizjeje dhe udhëheqësve tё saj - të tilla si Hassan Al-Bana dhe Sejjid Kutbit - në kurrikulumin e historisë së shkollës së mesme, me një kujdes të veçantë në "besnikёrinё ndaj lëvizjes mbi besnikёrinё ndaj atdheut". Kundёshtarёt pretendojnë se ndryshimet ishin një shembull i qartë i kontrollit tё  sistemit arsimor egjiptian nga VM. Partia “Fronti Demokratik”‘ ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Administrative ndaj ministrit të arsimit dhe menaxhimin e Qendrës për Kurrikulumin dhe materialeve mësimore, duke i akuzuar ata për shfrytëzimin e kurrikulave shkollore, për të nxitur grupet fetare të vendit, duke përfshirë kёtu edhe VM . Ankesa theksonte se një kurrikulum i klasës sё 10-tё që ka të bëjë me arsimin kombëtar kishte qenë riorganizuar, me pretekstin "besnikëri ndaj bashkimit dhe lidhjes me atdheun" shprehje e zëvendësuar me "besnikëri ndaj bashkimit me lëvizjen" në disa pjesë. Disa mësues, të cilët kishin lënë sistemin arsimor kanё pohuar  se ndërhyrja në kurrikulat e sistemit kishte bёrё qё disa mësues t’i bashkoheshin lëvizjes VM  qё tё ndihen mbi ligjin duke shkelur kështu tё drejtat e studentëve. Duhet të theksohet se, sipas një raporti të fundit, një mësues egjiptian i ka  prerë flokët dy nxënëseve sepse nuk ishin mbuluar. Ndërsa VM  ka mohuar fuqimisht se nuk ka qëllim të ndryshojë kurrikulat shkollore, kryetari i Bashkimit të Mësuesve, vetë anëtari i lartë i VM, pohoi se shtimi i figurave historike nga VM si: Hassan Al-Bana dhe Sejjid Kutbit në kurrikulat shkolore  ishte një veprim i natyrshëm. Sipas tij në tekstet shkollore duhet të diskutohen të gjitha figurat që kishin një ndikim historik në Egjipt. Ai theksoi se këto ndryshime nuk nёnkuptojnё aspak  marrjen e kontrollit të Egjiptit nga VM.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›