E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti plotëson kërkesat e demostruesve

Qeveria kalimtare egjiptiane do të shkarkojë nga puna të gjithë oficerët që kanë marrë pjesë në vrasjen e demostruesve, në fillim të vitit. Shefi i qeverisë kalimtare, Essam Scharaf bëri të ditur nëpërmjet mediave shtetërore se ka udhëzuar ministrin e Brendshëm Mansur al-Essawi, që të largojë nga puna të gjithë ata për të cilët ekzistojnë dyshime.

Scharaf reagoi në këtë mënyrë ndaj protestave të dhjetëra mijëra vetëve, që protestuan ditën e premte në lagjet e brendshme të Kajros, kundër mospërndjekjes së fajtorëve. Gjatë demostratave në fillim të vitit të organizuara kundër presidentit Husni Mubarak, u vranë rreth 800 demostrues.

Ndërsa për Mubarakun është caktuar data 3 gusht , si data kur do të dalë para gjygjit. Në këtë situatë, vazhdon të jetë e tensionuar atmosfera në Egjipt. Edhe ditë më parë, u zhvilluan të tjera protesta, të cilat sa vijnë e përshkallëzohen, ndërkohë që dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur. Sheshi “Tahrir” në kryeqendrën e Egjiptit, vijon të mbetet arenë e përleshjeve dhe përballjeve të protestuesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›