E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, Berluskoni detyrohet të paguajë 560 milionë euro

Kompania e investimeve “Fininvest”, e njohur si në pronësi të kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni duhet t`i paguajë 560 milione euro (801 milionë dollarë) firmës rivale, CIR, pasi kishte korruptuar një gjyqtar për të fituar kontratën për blerjen e një kompanie botuese.

Një gjykatë e Apelit në Milano mbajti në fuqi vendimin e vitit 2009 të një gjykate më të ulët ndaj kompanisë së Berluskonit “Fininvest”, edhe pse ajo e uli shumën e dëmshpërblimit me një të katërtën. Shuma që duhet të paguajë kompania e Berluskonit llogaritet sa janë të ardhurat e aktivitetit për 3 vjet e gjysmë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar e bija e Berluskonit, Marina, e cila kryeson kompaninë “Fininvest”. Ajo e quajti vendimin “krejtësisht të padrejtë” dhe tha se do ta apelojë atë në Gjykatën më të lartë të vendit. Ndërsa mësohet se vetë kreu i qeverisë italianë është mjaftuar ta cilësojë të gjithë këtë si një “vendim me interes politik”. Ndërkohë që gjoba e majme pritet të ketë pasoja sidomos në strategjitë e perforcimit të skuadres së Milanit, që siç dihet është në pronësi të Berluskonit dhe financohet direkt nga "Fininvest".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›