E Diel, 1 Nëntor 2026

Petreus: Bie intensiteti i sulmeve kryengritëse

Komandanti i lartë i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, gjenerali Dejvid Petreus, tha se sulmet e kryengritësve kundër forcave të huaja dhe afgane, janë cilësuar me intensitet më të vogël gjatë këtij sezoni duke iu referuar më së shumti stinës së verës, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Duke folur gjatë një vizite në Kabul, Petreus tha se sulmet kanë rënë me “disa për qind” gjatë periudhës maj-qershor , periudhë që njihet si fillimi i sezonit tradicional të luftimeve.
Petreus pritet të japë dorëheqje si komandant i lartë në Afganistan në mes të korrikut, për të marrë postin e drejtorit të CIA-s në muajin shtator. Megjithatë pak ditë më parë, komandanti ne largim i forcave te Shteteve te Bashkuara dhe te NATO-s ne Afganistan, Dejvid Petraeus, deklaroi se ndoshta do te ndryshojë fokusi i luftes ne kete vend. Sipas tij, luftimet do të ndryshojne në muajt e ardhshëm, nga bazat e talebanëve në jug, në pjesën lindore të këtij vendi, që nuk është e siguruar mirë, në kufi me Pakistanin. Gjenerali Petraeus, që së shpejti merr postin e drejtorit të agjencisë CIA, tha se në pjesën lindore do të vendosen më tepër forca speciale, të inteligjencës dhe ato ajrore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›