E Diel, 1 Nëntor 2026

Galliani: Nuk do të transferojmë Marek Hamsik

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka pohuar se Marek Hamsik nuk do të bashkohet me klubin kuq e zi gjatë verës, pasi çmimi i sllovakut është i lartë.

“Nëse presidenti i Napolit, De Laurentiis thotë se 40 milionë euro kushton Hamsik, atëherë nuk ka gjasa që ta shohim atë në Milanello”, ka thënë Galliani për Sportmediaset.

Kështu, Milani tani është kthyer nga Alberto Aquilani dhe Riccardo Montolivo si alternativa për të larguarin drejt Juventusit, veteranin Andrea Pirlo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›