Egjipti tërheq ambasadorin nga Izraeli

Egjipti ka njoftuar se do të tërheqë ambasadorin e tij nga Izraeli, për shkak të vdekjes së pesë pjesëtarëve të forcës së sigurisë egjiptiane, pranë kufirit me shtetin izraelit.
Në deklaratën e lëshuar sot, kabineti i Egjiptit thotë se Izraeli është “përgjegjës politikisht dhe ligjërisht për vdekjen e egjiptianëve”.
Në të njëjtën deklarate thuhet se “Qeveria e Egjiptit e konsideron incidentin, shkelje të marrëveshjes së vitit 1979 për paqe mes dy vendeve”.
Egjipti do ta tërheqë ambasadorin derisa të marrë rezultatet e hetimit të incidentit, si dhe kërkim faljen izraelite.