E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni e dominon Hamburgun, 5-0

Ekipi bavarez po vazhdon me rezultate të mira në Bundesligën gjermane. Pasi e mposhti Wolfsburgun në udhëtim javën e shkuar, Bayern në terrenin vendas i dha leksion Hamburgut.

Qe në fillim të ndeshjes, bavarezët sulmuan portën kundershtare dhe në minutën e 13 kaluan në epërsi me golin e Van Buyten. Radha erdhi për Riberyn i cili me një gol të bukur shtoi avantazhin në 2 me 0. Për ta përmbyllur të qetë pjesën e parë u perkujdes Robben që shënoi golin e 3 në minuten e 34-të. Me të filluar pjesa e dytë, Gomez e shtoi epërsinë e Bayernit. Dhe golin e fundit të ndeshjes e shenoi i sapofuturi në lojë, kroati Ivica Olic që njëherit shënoi rezultatin perfundimtar Bayern-Hamburg 5-0.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›