E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA e zhgënjyer me Bjellorusinë

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur zhgënjimin e tyre pas deklaratave të Bjellorusisë se do të pezullojë planin për eliminimin e rezervave të saj me uranium të pasuruar, me ndihmën e SHBA-së.

Ministria e Jashtme bjelloruse njoftoi të premten se Minsku tërhiqet nga marrëveshja e arritur me Uashingtonin vitin e kaluar, për shkak se siç i quajti, sanksioneve të paligjshme të SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vënë sanksione ndaj presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko, në përgjigje të shtypjes që u bën regjimi i tij aktivistëve të opozitës.

Duke reaguar ndaj njoftimit të Bjellorusisë, Departamenti amerikan i Shtetit tha se është “i zhgënjyer” dhe se shpreson që Minsku, megjithatë, do ta përmbushë objektivin e deklaruar, për eliminimin e rezervave të uraniumit.“Ky do të ishte një kontribut i përgjegjshëm për sigurinë globale”, thuhet në deklaratën e DASH-it.

Presidenti Lukashenko ka thënë se Bjellorusia ka qindra kilogramë të uraniumit të pasuruar që nga koha sovjetike, material ky që mund të përdoret për armë bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›