E Diel, 1 Nëntor 2026

Libani bllokon rezolutën që dënon sulmet në Izrael

Diplomatët thonë se Libani ka penguar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratojë rezolutën, e cila i quan “terrorizëm” sulmet vdekjeprurëse të militantëve, që ndodhën këtë javë në Izrael.

Diplomatët thonë se gjatë takimit me dyer të mbyllura, i dërguari i Libanit ka refuzuar të mbështesë draft-rezolutën, e cila kërkonte miratimin e të 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.

Aleatja e Izraelit, SHBA, ka kritikuar veprimin libanez, duke thënë se “etiketimi i sulmeve të tilla me terrorizëm, është gjuhë standarde”, që është përdorur disa herë në organin e OKB-së.

Tetë izraelitë janë vrarë të enjten nga sulmet e militantëve islamikë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›