Egjiptianët dalin në "Marshin e Fitores"

Dhjetra mijëra egjiptian janë mbledhur në sheshin Tarhir të Kajros për të festuar një javë nga rënia e regjimit të Mubarak.
Organizatorët shpresojnë që të mbajnë nën presion këshillin ushtarak, që të vërë në zbatim reforma demokratike. Atmosfera që ka mbizotëruar ka qënë festive, femijë dhet ë rritur mbanin në duar flamuj, ndërsa banda e ushtrisë ka luajtur muzikë. Televizionet lokale treguan sheshin tarhir të mbushur, dhe me egjiptianë që këndoni dhe thonin vargje si " ushtria dhe njerëzit janë të bashkuar.
Ky marshim do të ishte po ashtu edhe si një kërkesë për lirimin e të burgosurve politikë nga Mubarak. Ndërkohë që një numër i vogël egjitpianësh kanë dalë në rrugë për të mbështetur liderin e tyre. Ata e kanë cilësuar Muabarakun si një hero, dhe kanë deklaruar se asnjë lider që do të vijë pas tij nuk do të ketë forcën dhe karakteristikat e Mubarakut.
Ndërsa prokuroria e Egjiptit ka nisur një proçes të gjatë hetimot lidhur me zyrtaë e lartë të ish qeverisë së Mubarakut. Ajo ka arrestuar 3 ish ministra duk përfshirë edhe ish minstrin të mbrojtjes, i cili drejtoi policinë dhe ushtrinë gjatë kohës së protestave. Ministrat do të qëndrojnë në qeli për 15 ditë derisa të prokuroria do të vazhdojë hetimet. Të tre sipas akuzës kanë përfituar fonde në mënyrë të paligjshme duke abuzaur me detyrën. Përveç kësaj industrialisti i çelikut dhe i besuari i Mubarakut, Ahmed Ess, u arrestua si i dyshuar për korrupsion.
Ushtra ka bërë thirrje të gjithë egjiptianëve për qetësi dhe maturi.