E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, kërkohet ekzekutimi i krerëve të opozitës

Mijëra persona kanë kërkuar ekzekutimin e drejtuesve të opozitës në Iran, Mir Hosein Musavi dhe Mahdi Karrubi.

Thirrjet janë dëgjuar gjatë faljes së të premtes në Teheran. Gjatë ditës priten marshime të mbështetësve të regjimit që do të denoncojnë Musavin dhe Karrubin.

Opozita iraniane doli në shesh të hënën e përkrahur nga dhjetëra mijëra persona. Dy persona u vranë në përleshjet me forcat e rendit. Aktualisht Musavi dhe Karrubi janë në arrest shtëpiak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›