Egjiptianët në rrugë kundër udhëheqjes ushtarake

Grupet që udhëhoqën revolucionin për rrëzimin e Mubarak-ut bënë thirrje sot për “marshimin e një milionë personave”, raporton “Al-Xhazira”. Qëllimi është që të ushtrohet presion mbi Këshillin Suprem të Forcave të Armatosura për të kaluar pushtetin tek liderët civilë.
Pas mesditës së sotme turma të mëdha njerëzish filluan të mblidhen në sheshin “Tahrir” në qendër të Kajros. “Populli kërkon rrëzimin e marshallit”, brohorisnin protestuesit duke iu referuar kryetarit të Këshillit Ushtarak, Tantawit.
Në orët në vijim priten zhvillime të nxehta në vendin që me 17 shkurt detyroi Hosni Mubarakun të largohej nga posti i Presidentit të vendit që e mbante prej dekadash. Protestuesit e udhëhequr nga Vëllazëria Myslimane duken më të vendosur se kurrë për të çuar deri në fund misionin e tyre për vendosjen e një regjimi civil në vend./Start/F. P/
2011-11-22 16:59