E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndiqen penalisht dy shtetas për pasaporta të “rreme”

 Policia lokale tha se po ndiqen në gjendje të lirë shtetasi Armando Mullai, 24-vjeç, pasi ka ushtruar ndikimin e tij të paligjshëm ndaj shtetasit Fatjon Sefedini 25-vjeç, banues në Vashtmi-Korçë, me detyrë operator në zyrën e aplikimit për pasaporta, pranë komunës Drenove.

Ai synonte që të lejoheshin persona të ndryshëm të aplikojnë për pasaporta biometrike me identitete të tjera (të rreme).  Njëri prej këtyre shtetas, do të ndiqet penalisht për “Ushtrim i ndikimeve të paligjshme ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjithashtu procedimi penal ne gjendje te lire ka nisur edhe për shtetasin Fatjon Dashamir Sefedini i cili ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim detyrë”. /Start/

                                                                                             2011-11-23 09:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›