Mediu: Me rëndësi trajtimi i mbetjeve urbane
Mjedisi vazhdon që të ketë problem dhe për këtë në 2011 duhet që ti kushtohet më tepër vëmendje. Përafrimi i legjislacionit me vendet e BE-së dhe përcaktimi i investimeve në trajtimin e mbetjeve urbane pritet të jenë objektivat e Ministrisë së Mjedisit për vitin 2011. Fatmir Mediu, ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe administrimit të Ujrave deklaroi se rëndësi do ti kushtohet edhe trajtimit të mbetjeve urbane .
Si arritje të vitit që lamë pas, ministri Mediu përcaktoi miratimin e listës së gjelbër e cila kufizon importin e mbetjeve në 55 dhe pakti me Malin E Zi për trajtimin e ujrave ndërkufitare.
Zbatimi i ligjit mbetet përsëri problem sipas Mediut dhe kjo vërehet më tepër në shkarkimin e ujrave të zeza në det dhe mungesa e investimeve në trajtimin e mbetjeve urbane në nivel lokal.