E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eh, mor Arben Duka!

Replikë në vargje

nga Arjan Çani

Eh, mor Arben Duka,

si je katandisur,

nisur kishe ndryshe,

ndryshe ke bitisur!

Eh, mor Arben Duka,

pijetar i vjetër,

kur bëheshe tapë

ishte kohë tjetër!

Të kish lezet pija

shtrir ashtu përtokë,

kur të binte hija

e pemëve mbi kokë!

Festen përmbi sy

e mbaje mënjanë,

dukeshe si Xhon

Uejni me pallë!

E mbaje mënjanë

se e kishe tmerr,

ishte kohë tjetër

ishe oficer.

Bëje ndonjë këngë

dhe për dashurinë,

e haje dhe gjizën,

pije dhe rakinë!

Eh, mor Arben Duka,

dikur ke qenë horr,

tani rri në shpi,

sheh televizor!

Sheh televizor,

edhe thur intriga,

je bërë më keq,

dhe se gratë e liga!

Mezi pret ti rastin,

të sulmosh dynjanë,

ah, të vanë mendtë,

o Arben, të vanë!

Ah, të vanë mendtë,

por tani ësht vonë,

se sti hanë as qentë ,

në televizion!

Eh, mor Arben Duka,

kur shkruaje vjersha,

të donte dhe Puka,

të donte dhe Lezha!

Ben Duka me halle,

kur shkruaje këngë,

nëpër festivale,

ishin për të qenë!

Nuk të nxjerr më buza,

Këngë për Pranverën,

Të ka ikur Muza,

Të ka mbyllur derën!

Tani që bën bejte,

që stë pret më kama,

të dua veç unë,

edhe Edvin Rama!

**************

Vargjet e Dukës për Çanin (botuar 5 dhjetor)

Të kisha harruar fare,

more djali i Haxhiut,

pse s’e mbyll atë kamare,

te ekrani i Saliut?

Dhe pse erdhi mot i lig,

shqiponja për miza s’gjuan,

po ti ç’ke more zhapik,

që me emrin tim e kruan?!

Ti s’e mbyll atë kamare,

Qelb dynjanë si gjithë haletë:

“Unë kam mbetur keq për pare

që po shkruaj në gazetë?!”

Sua fisniku unë jam,

s’jam si ty nga soj’i hirës

domosdo para nuk kam,

sa ç’ke ti o bythëlëpirës

Tek unë parja s’ka hiç vlerë,

po s’jam barku i trahanasë

të kam thënë dhe tjetër herë,

s’jam si ty, qen i parasë

Ti ke prerje sharlatani,

je bërë gazi i miletit.

E di ç’je ti Arjan Cani?

Je një mizë në bythë të shtetit

Se më shave aq më bën

aq më bën e s’më prish punë,

se kur më kafshon një qen,

nuk mund ta kafshoj dhe unë

Sa herë në ekran ke dalë,

e përdor gjuhën si kordhë

Unë kam vepër more djalë,

ti ke llafe edhe pordhë

Të shikoj e bëj çudi,

pisllëku si s’ta zë frymën

më vjen keq të të pështyj,

jo për ty po për pështymën

**********

Redaksia e Shekullit i uron poetit tonë të pashtershëm Arben Duka,
Gëzuar Ditëlindjen dhe jetë të gjatë. Shumë urime për ty Beni nga
stafi dhe lexuesit. ( SMS: 0694065850)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›