Buxheti 2011 cfare do te ndertohet me 408 miliardet

Emetimi i eurobondit Berisha Si do ti perdorim parate. Berisha Zvogeluan borxhin 500 milione per infrastrukturen
Komiteti i Planifikimit te Strategjive diskutoi dje per buxhetin e vitit 2011 dhe kuadrin makro-fiskal 2011-2013. Kryeministri Sali Berisha e konsideroi dje emetimin e eurobondit si nje sukses te qeverise ndersa e cilesoi si mjaft te mire edhe interesin 7.5 per qind per marrjen e eurobondit. Sipas tij ky ishte nje zhvillim madhor pozitiv sepse me kete sukses eliminohet e vetmja pjese e keqe e borxhit te Shqiperise. Z. Berisha permendi se ai qe u mor ne kulmin e krizes rreth 200 milione euro me interes rreth 11 per qind tashme behet i paqene. Nga keta 300 milione 200 prej tyre ne i perdorim per tu cliruar perfundimisht nga borxhi i meparshem dhe mbetemi me borxhin me beninj. Ne qofte se borxhet do te ndaheshin ne beninj dhe malinj borxhi i Shqiperise eshte borxhi me beninj ne Evrope. Kjo pasi 35 per qind e tij eshte borxh ne monedhen e vendit dhe pjesa tjeter ne teresi eshte borxh i institucioneve nderkombetare financiare joprivate - deklaroi z. Berisha. Ne prezantimin e tij Kryeministri Berisha u shpreh se buxheti i vitit 2011 me vlere 408 miliarde leke ka si perparesi absolute ndertimin e tunelit dhe rrugen Tirane ndash Elbasan rritjen e pensioneve dhe rrogave mbeshtetjen e reformave qe kane te bejne me procesin e integrimit ndertimin e godines se Parlamentit te ri ndertimin e stadiumit te ri per kryeqytetin. Ne vazhdim Kryeministri Berisha u shpreh se me kete buxhet do te realizohen edhe projekte te tjera ambicioze ne fushen e arsimit bujqesise shendetesise ne infrastrukture mjedisit si dhe do te konsolidohet teresisht koncepti i zhvillimit te qendrueshem rural. Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se borxhi duhet te ulet dhe se vitin e ardhshem do te jete 59 per qind ndersa deficiti buxhetor do te mbetet ne standardet e vendeve me te perparuara te Bashkimit Evropian 3.5 per qind. Lidhur me kete Kryeministri Berisha u shpreh Domosdoshmeria e zvogelimit te borxhit rrjedh nga nje stuhi financiare e borxheve ndaj dhe ne duhet te hedhim bazat gjate ketij mandati ne menyre qe mandatin tjeter ne qofte se qytetaret shqiptare do tia besojne kesaj qeverie te konsolidojme kuadrin makroekonomik me solid ne rajon dhe me gjere. Ne - tha ai - jemi ne nje moment shume te rendesishem. Ne duhet te realizojme projektet tona ambicioze. Ne mesin e vitit 2013 duhet te jene te asfaltuara 7 mije kilometra rruge duhet qe projektet e medha kombetare ne te gjitha fushat te jene shnderruar ne realitet duhet qe Shqiperia te ruaje ritmin e rritjes me te madhe te rrogave dhe pensioneve ne Evrope Shqiperia dixhitale te shnderrohet ne nje realitet te prekshem nga cdo qytetar shqiptar dhe duhet qe borxhi te vije duke u zvogeluar. Domosdoshmeria e zvogelimit te borxhit rrjedh nga nje stuhi financiare e borxheve ndaj dhe ne duhet te hedhim bazat gjate ketij mandati ne menyre qe mandatin tjeter ne qofte se qytetaret shqiptare do tia besojne kesaj qeverie te konsolidojme kuadrin makroekonomik me solid ne rajon dhe me gjere - u shpreh z. Berisha. Berisha vuri ne dukje se nje ecuri pozitive te qarte ka dhe krediti bankar depozitat. Faktikisht - tha ai - keta kane qene muajt e nje shendeti te plote te institucioneve financiare pritave te vendit. Leku eshte treguar shume dinjitoz ne luhatjet e tij me Euron dhe Dollarin - deklaroi z. Berisha.