Daçiq nuk heq dorë nga ideja për këmbim territoresh

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq vazhdon të angazhohet për këmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë si një zgjidhje e përhershme mes shqiptarëve dhe serbëve, njofton KTV.
“Personalisht besoj se kjo është zgjidhja më e mirë, më e shpejtë dhe më e qëndrueshme. Mendoj se kjo zgjidhje do të pranohej si nga shqiptarët ashtu edhe nga serbët, sepse nuk ndërlidhet me ndonjë palë të tretë”, tha ai.
Në një intervistë për gazetën zvicerane Neue Zuricher Zeitung, ai ka deklaruar gjithashtu se Serbia është e përkushtuar në procesin e integrimeve evropiane dhe se janë të vetëdijshëm se do të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, vetëm kur të startojë zbatimi i marrëveshjes se arritur me Kosovën./Indeksonline/