E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipet gjigante, sot përballja Barcelonë- Mançester Junajtid

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Europa mban frymën, pasi luhet ndeshja më e fortë e vitit, ajo e finales së Champions League mes Barcelonës dhe Mançester Junajtid.
 

Dy ekipet gjigante të futbollit europian dhe botëror përballen në një finale mitike në një stadium mitik siç është ai i Uemblit.
Finalja, e cila është e dyta brenda pak vitesh mes dy ekipeve, pas asaj të vitit 2009 në Romë, ku triumfoi me rezultatin 2 me 0 Barcelona, pritet me interes të madh nga sportëdashësit.
 

Interesi bëhet edhe më i madh kur dihet se në fushën e lojës do të zbresin lojtarë si Lionel Mesi, Ksavi Hernandes, apo Iniesta nga Barcelona, por edhe lojtarë si Uejn Runi, Rajan Gigs, por edhe portieri veteran Van der Sar tek Mançester Junajtid.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›