Kosovë, qeveria u shpërndan 3 milion euro komunave
Qeveria e Kosovës planifikon që brenda vitit të angazhojë në punë sezonale, 1 mijë e 500 veta në kuadër të projektit "Punët publike Kosova 2011", që mbështetet nga Banka Botërore.
Për realizimin e këtij projekti, kryetarët e 31 komunave të Kosovës, nënshkruan të premten një marrëveshje mirëkuptimi me ministrin e punës.
Sipas kreut të kësaj ministrie, në komunat që kanë nënshkruar këtë memorandum, do të realizohen 43 projekte, të cilat janë vlerësuar si përfituese në bazë të kritereve të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës. Ky projekt, i cili futet në kuadër të strategjisë së punësimit 2010-2012, sipas vlerësimeve të kësaj ministrie, ndikon direkt në zbutjen e papunësisë, e cila vlerësohet të jetë diku rreth 39 deri në 41 %.