KQZ shtyn për të hënën, ankimimin e PD

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për ditën e hënë shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike, për vlerësimin e votave të kontestuara.
Kjo mbledhje do të nisë ditën e hënë rreth orës 09.30, ndërsa shtyrja është bërë, pasi në shqyrtim do të përfshihen edhe dy kërkesa të Partisë Socialiste për Tiranën.
Kërkesa e Partisë Socialiste ka po të njëjtën përmbajtje me atë të Partisë Demokratike, për ndryshimin e tabelës së rezultateve dhe për këtë KQZ-ja do t`i shqyrtojë ankimimet së bashku. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve hodhi shortin të premten pasdite për nisjen e shqyrtimeve te ankimimeve te dy partive me te mëdha politike, PS dhe PD për rezultatin e Tiranës.