E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipi amerikan synon kupen boterore

Ekipi amerikan i futbollit per femra terhoqi vemendjen e mbare vendit ne vitin 1999 kur fitoi per here te trete Kupen e Botes ne futboll per femra perpara 90 mije admiruesve ne stadiumin Rose Bowl te Kalifornise. Por ne boteroret qe vijuan si me 2003 ashtu edhe ne 2007 amerikanet perfunduan ne vendin e trete dhe kupen e fitoi Gjermania. Megjithate Shtetet e Bashkuara fituan medaljen e arte ne lojrat olimpike 2008 dhe radhiten te parat ne futbollin per femra.  Kupa Boterore fillon ne Gjermani ne qershor. Korrespondentja e Zerit te Amerikes Tala Hadavi vizitoi ekipin ne ndeshjen e fundit pergatitore.

Pritshmeria per Kupen e Botes ne futboll per femrat ne Gjermani eshte me e madhe se kurre. Por nuk ka qene gjithmone keshtu. Trainerja kryesore e ekipit kombetar amerikan Pia Sundhage e mban mend ndryshe situaten ne vitet 1960 ne Suedi ku u rrit.

Une luaja me cunat. Ata ne fakt ma ndryshuan emrin dhe me quanin Pele pasi nuk lejohej qe une te luaja.

Kupa e pare Boterore ne futboll per femra u zhvillua ne vitin 1991 61 vjet pas kampionatit te pare per meshkuj. Gjate periudhes se famshme te futbollistes Mia Ham ekipi kombetar amerikan fitoi ne vitin 1991 dhe ne 1999. Ne kampionatin e vitit 1999 qe u zhvillua ne Shtetet e Bashkuara u shenua nje numer rekord i audiences dhe mbulimit te ndeshjeve nga media.

Mia Hamm shenoi 158 gola ne ndjeshje nderkombetare gjate karrieres se saj me shume se cdo lojtar tjeter femer apo mashkull ne historine e ketij sporti.

Shpresoj qe pjesmarrja jone te kete ndihmuar. Si lojtare me morrem pergjegjesi te madhe per te siguruar qe brezat e ardhshem ne vend dhe arenen nderkombetare te kishin mundesite qe ne ndoshta nuk i kishim.

Ekipi kombetar i ketij viti ka vetem nje lojtare nga ekipi i vitit 1999. Christie Rampone atehere vetem 24 vjec eshte tani nene e dy femijeve dhe do te luaj per Kupen e katert Boterore.

Peseshja famoze ishin padyshim pioneret e futbollit me Mian dhe Xhulin Kristine Lilly Joy dhe Carla. Ishte mrekulli te luaje me to dhe te ishe pjese e ekipit te vitit 1999. Tani po perpiqem te drejtoje brezim e ardhshem per te marre perseri titullin kampion.

Per ta marre kete titull ekipi eshte stervitur se bashku pa nderprerje per gjashte muajt e fundit. Amerikanet radhiten te parat por gati e humben kupen pasi humben me Meksiken vitin e kaluar. Ato duhet te fitonin nje ndeshje eliminatore kunder Italise per te hyre ne 16-she. Sundhage mendon se rruga e veshtire ne kampionat e beri ekipin me te forte.

Ishim nervoze por dolem me te forta nga dy ndeshjet me Italine. Mendoj se na beri mire. E shikoj si nje moment mesimi dhe reflektimi. shte nje kujtese se cfare te duhet per te qene e suksesshme. Ky ekip eshte fenomenal kur flitet per lojen.

Ekipi kaloi nje jave te tere ne Nju Xhersi per tu pergatitur per nje ndeshje miqesore me Meksiken. Amerikanet dominuan lojen por humben gati 34 raste. Ne minuten e 92 lojtarja rezerve Lauren Cheney shenoi nga nje largesi prej 25 metrash. Rampone thote se fitorja ishte e rendesishme.

Ne kemi punuar shume dhe vecanerisht menyra sesi luajtem me Meksiken ndeshjen e fundit dhe sot na ben te pergatitura per Kupen Boterore. Kjo loje na ben me te sigurt per te shkuar ne Gjermani.

Kampionati i gjashte boteror i futbollit per femrat do te organizohet nga kampionia dy here e kupes Gjermania. 500 mije bileta jane shitur dhe te 32 ndeshjet do te transmetohen ne televizion ne Shtetet e Bashkuara.

Kur fillova une ne vitin 1999 turma ishte e madhe. Admiruesit mbushnin stadiumin. Tani eshte shume frymezuese per keto te reja te provojne per here te pare frytet e punes se tyre. Ne jemi gati per kupen. Do te jete mire qe stadiumet do te jene plote dhe adrenalina do te ngjitet larte.

Amerikanet e hapin kampionatin me ndeshjen kunder Korese se Veriut ne Dresden me 28 qershor. Ekipet e tjera te grupit jane Kolumbia dhe Suedia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›