Puthja fatale martesore, kthen gëzimin në tragjedi

Puthja e parë martesore ka përfunduar fatalisht për një çift të sapomartuar në Pragë, të cilët natën kur festonin zyrtarizimin e lidhjes së tyre, kanë rënë nga ballkoni.
Nusja ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa dhëndri është dërguar me lëndime të rënda në spital.
Dhëndri është një 28 vjeçar rus, ndërsa nusja ishte tre vite më e re nga Lituania. Të dy kanë dale në ballkon që të shkëmbejnë puthjen e parë para të ftuarve, ndërsa puthja e tyre ishte aq e pakujdeshme sa që të dy kaluan mbi kangjellat e ballkonit të katit të tretë.
Sipas të dhënave të policisë, alkoli nuk është shkaktar i kësaj fatkeqësie.