E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nen akuze. Shperfilli keshillen e avokateve

Presidenti amerikan, Barak Obama vihet nën akuzë për shpërfillje të këshillës së avokatëve të Shtëpisë së Bardhë, në marrjen e vendimit për pjesëmarrjen në konfliktin libian pa miratimin e Kongresit. Gazeta New Jork Times njoftoi se Obama nuk  ka marrë parasysh sugjerimet e këshilltarit të përgjithshëm të Pentagonit,  Jeh Johnson dhe kryesueses së zyrës së këshillit ligjor në departamentin e Drejtësisë, Karolajn Kras.

Të dy juristët e kishin këshilluar Obamën se përfshirja amerikan në fushatën ajrore në Libi përbënte ndërmarrje të vrpimeve ushtarake. Si e tillë, kjo përfshirje duhej konsultuar me Kongresin, në përputhje me ligjin e kohës së luftës së Vietnamit, që i limiton veprimtaritë ushtarake pa miratimin e kongresit deri në 60 ditë.

Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë këmbëngul se presidentit nuk i nevojitej miratimi i Kongresit për të autorizuar mbështetjen amerikane ndaj misionit të NATO-s, pasi qëllimi i misionit është i limituar vetëm në mbrojtjen e civilëve, dhe jo në ndërhyrje ushtarake. Por, New Jork Times vazhdon argumentin se këto këshilla ndoqi Obama, duke hedhur poshtë konkluzionet e Zyrës së Këshillimit Ligjor, që mund të ndodhë, por që ka ndodhur shumë rrallë me parë.

Anëtarë të Kongresit e kanë vënë nën akzuë Obamën për shkeljen e ligjit që më 20 maj, kur afati prej 60 ditësh përfundoi.
Të dielën bëhen 90 ditë që nga përshirja amerikane në Libi, duke thyer edhe afatin e shtyrjes 30 ditore të lejuar nga ligji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›