E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekipi i Duros synon frenat e kampionatit

Apoel Nikiosa, ekipi i Altin Haxhit eshte rikthyer te fitorja, duke marre kryesimin ne kampionati qipriot, ku rivalizon me Anorthosis Famagusta, qe nje dite me pare fitoi dhe u ngjit perkohesisht ne krye. Apoeli fitoi dje 2-0 jashte fushes se tij, ne Dosa. Nderkohe sot do te luaje Omonia e mesfushorit kuqezi Duro, i cili deri tani ka qene nje nder me te miret ne mesfushen e ekipit te tij. Klodian Duro po kalon aktualisht nje moment te mire ne karrieren e tij personale, sikurse edhe ecuria e skuadres se tij. Nderkohe, Arjan Beqaj nuk luajti nje dite me pare, pasi vuan ende demtimin qe pesoi pak kohe me pare. Ekipi i tij fitoi te shtunen, ndersa portieri i dyte, ekipi qipriot, Alki i Isli Hidit, pesoi nje humbje te thelle ne fushe te AEP. Portieri shqiptar nuk ishte ne fushe, teksa ekipi i tij ka pesuar plot pese gola, ne humbjen 5-2 te ketij ekipi. Pjesa e pare e kampionati qipriot eshte ne mbyllje dhe lojtaret e kombetares, qe luajne ne Qipro, pritet te rikthehen gjate ketyre diteve, per te festuar festat e Vitit te Ri, ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›