Vllaznia merr kuroren e dimrit, larg Tiranes
Aranit Muraci
Vllaznia e Shkodres eshte zyrtarisht kampione e dimrit dhe pretendente kryesore per te fituar titullin kampion ne Shqiperi. Shkodranet siguruan nje tjeter fitore bindese ne Ballsh, ndaj Bylisit, qe drejtohet nga nje trajner shkodran. Tani, ne kuoten e 8 golave,
Viorenin Sinani, qe shenoi golin e pare ndaj Bylisit eshte vene ne krye te golashenuesve te Kategorise Superiore. Sinani, dy here fitues i "Kepuces se Arte", eshte serish pretendent per te fituar per here te trete kete trofe. Pas Sinanit, ne liste jane Plaku dhe Memelli. Ne baze te rezultateve te javes e fundit, kuqeblute e drejtuar nga trajneri Agim Canaj tani jane edhe pretendente per te fituar titullin e radhes, kampion ne Shqiperi, sepse ndjekesi i tyre me i afert, Tirana, eshte mundur ne Vlore. Vllaznia pas javes se 16-te te Kategorise Superiore eshte shkeputur, ne shtate pike, duke udhehequr me siguri te plote klasifikimin. Nje Vllazni, qe duket se do te futet ne merkaton e dimrit, me nje qellim, te veproje me kujdes qe te ruaje vendin e pare deri ne fund te edicionit, per te rikthyer titullin kampion, pas tete vjetesh ne Shkoder. Fituesit e Kupes se Shqiperise, nje vit me pare dhe skuadra e cila kaloi gjate veres njerin tur evropian, Vllaznia, meriton komplimente, per lojen dhe per rezultatet e fundit. Jane ekipi me stabel dhe jo me kot kane krijuar tashme diference karshi rivaleve kryeqytetas. Vllaznia, ne mesjave, perballe nje kundershtari te forte ne kupe, fitoi dhe u kualifikuan dhe eshte serish fituese ne nje ndeshje kampionati jashte. Tirana, pas probleme te fundit, nuk ka mundur dot te shmange humbjen, edhe pse ne drejtimin e saj eshte ulur nje trajner i ri, Agustin Kola. Me keq se humbja, shkeputja nga Vllaznia eshte nje tregues i padeshirueshem per tifozet e Tiranes dhe per drejtuesit, te cilet ne javen e fundit te ketij viti, mund te shpresojne ne ndonje rezultat pozitiv te Dinamos ne Shkoder, per t'u afruar para se ekipi te nderhyje ne merkaton e dimrit. Mesohet se Tirana do te zhvilloje nje analize per pjesen e pare te sezonit, me qellim qe ne gjysmen e dyte te gares te kerkoje patjeter, qe te realizoje permbushjen e objektivit, i cili eshte fitimi i kampionatit. Nderkohe, humbja e Elbasanit ne Peqin, perballe Shkumbinit vendas, ka qene serish fatale per verdheblute, te cilet do ta kene te veshtire te pozicionohen ne zonen evropiane, me ecurine dhe luhatjet e gjysmes se pare te ketij sezoni. Pas javes se fundit, ekipet kryesore pritet te marrin masa konkrete.