Bogdani, vetem pese minuta me Kievon
Sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani i eshte rikthyer fushes, pas nje pushimi te gjate. Gjate ndeshjes se djeshme te Kievos, ne Seria A, Bogu qendroi 85 minuta ne stol dhe eshte futur ne loje nga trajneri Di Karlo ne pese minutat e fundit. Shtatlarti i kuqezinjve nuk ka qene me fat, sepse pak minuta me vone Xhenoa shenoi golin e fitores me ane te Ruben Oliveres, i cili me nje goditje te fort me te djathten e dergoi topin ne rrjete. Nje goditje edhe me e rende per Kievon Erjon Bogdanit, e cila me kete humbje mbetet serish e fundit, duke dobesuar ndjeshem shanset se mund te qendroje ne sezonin tjeter mes me te mirave te futbollit italian. Gjithsesi, ne prag eshte merkatoja e dimrit dhe Kiveo mund te perforcohet me lojtare te tjere, per te shpresuar deri ne fund qendrimin ne Seria A. Ne France, Marseja e Lorik Canes eshte mundur thelle ne shtepi, 3-0, ne nje rezultat surprize, duke humbur shanin, qe te ndjeke Lionin kryesues, ne kampionatit francez.