Tirana e Koles, e pafuqishme ne Vlore
Tirana nuk rezistoi dot ne pjesen e dyte te ndeshjes, ne Vlore, perballe Flamurtarit vendas. Bardheblute jane mundur paster, 2-0, duke zhvleresuar edhe dy fitoret e javes se fundit, pas largimit te trajnerit te huaj, Blaz Slishkovic. Nen drejtimin e trajnerit te ri, Agustin Kola, Tirana nuk ka mundur dot te arrije qofte edhe nje barazim per te shmangur humbjen me vlonjatet. Ndonese ne fillim te ketij sezoni bardhbelute u futen ne kampionat si favorite kryesore, madje udhehoqen per nje pjese te mire te gares me bindjen se do te ishin kampione, ne fund te pjeses se pare te gares, ecuria e tyre tregoi tjeter gje.