Ekipi i fortë, trajneri i dobët

Në vitin 1958, Franca përfundoi e treta me futbollistë të mëdhenj si Just Fontaine, i cili vendosi rekord të golave të shënuar në një botëror, gjithsejtë 13. Franca po ashtu përfundoi e treta më 1985 dhe e katërta më 1982. Trekolorët fituan Kampionatin botëror 1998 si nikoqirë, duke mposhtur në finale Brazilin 3-0 dhe përfundoi e dyta më 2006.
Kualifikimi
Duhet të pranohet fakti se nuk ishte mënyra më e mirë e kualifikimit. Loja me dorë nga Thierry Henry u transmetua në mbarë botën dhe shumë njerëz mendojnë se Franca nuk ishte dashur të jetë në Afrikën e Jugut. Trekolorët gjithmonë kanë pasur vështirësi në kualifikim për në gara të rëndësishme, por paraqiten në Botëror për herë të katërt me radhë, rekord i ri i tyre. Ata kishin bërë fillim të dobët në kampanjën kualifikuese, duke u mposhtur nga Austria, më pas ishin të pafat në barazimin kundër Rumanisë dhe shpëtuan një pikë kundër Serbisë në Beograd ku luajtën me 10 futbollistë pas përjashtimit të portierit Hugo Lloris në minutën e tetë. Kundër Republikës së Irlandës në play-off, Franca kishte raste të shënonte dy gola në Croke Park (0-1), ndërsa ishte në rrezik të eliminimit në Paris. Të gjithë e dimë se çka ndodhi më pas ....
Pikat e forta
Franca ka ekip të mirë në letër. Futbollistët kryesorë të ekipit luajnë në klubet më të mëdha në botë (Real Madrid, Chelsea, Arsenal, Lyon, Barcelona), andaj ekip ka potencial të fitojë Kampionatin botëror. Franca ka repart të rrezikshëm sulmues të përbërë nga Nicolas Anelka, Franck Ribery, Thierry Henry dhe Yoann Gourcuff.
Pikat e dobëta
Franca nuk e ka gjetur balancën e duhur në qendër të mbrojtjes. William Gallas është i mirë, por Eric Abidal nuk është qendërmbrojtës tipik. Ky i fundit ka edhe probleme rreth formës fizike. Përveç tjerash, marrëdhëniet mes futbollistëve në fushë nuk janë më të mirat. Në Francë mendojnë se Sebastien Squillaci duhet të luajë në qendër të mbrojtjes përkrah Gallasit. Në fund, është trajneri Raymond Domenech ai i cili është pika më e dobët e ekipit.
Trajneri
Raymond Domenech mund të jetë njeriu më i urryer në botën e futbollit. Ai ka bërë shumë gabime, më pak tash se në të kaluarën, por stili i tij i menaxhimit është i paparashikueshëm. Në Francë debatohet rreth futbollistëve që ai përzgjedh, por mënyra se si ai drejton ekipin është pyetje të cilës askush nuk mund t’i përgjigjet. Kjo do të jetë gara e tij e fundit në drejtim të ekipit, derisa Laurent Blanc do të jetë selektor i ri.
Yjet e ekipit
Fushata kundër sulmuesit Thierry Henry është e padrejtë, sepse ai është futbollist i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka shfaqur klas botëror. Kampionati botëror 2010 është sfida e tij e fundit në ekipin kombëtar. Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Francës (51gola) dhe pritet të udhëheqë ekipin. Ai është tani kapiten në vend të Patrick Vieiras. Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery kaloi një sezon të vështirë për shkak të lëndimeve. Mirëpo, sa herë që luan, ai është në gjendje ta bëjë dallimin. Shumë prej vështirësive të Francës në kualifikime erdhën për shkak të mungesës së Riberys. Në fund, sulmuesi i Chelseas, Nicolas Anelka, i cili do të bëjë paraqitjen e tij të parë në një Kampionat botëror. Ai e përfundoi sezonin në Angli duke u shpallur kampion i Premierligës dhe fitoi Kupën FA, andaj do të jetë i motivuar të paraqitet mirë edhe në Afrikën e Jugut.
Momentet më të mira në histori
Dy vitet kur Franca dominoi në botë ishin triumfi në Kampionatin botëror 1998 në Stade de France dhe fitorja kundër Italisë në Euro 2000. Ishte hera e parë në histori që një ekip fitoi Kampionatin botëror dhe atë evropian njërin pas tjetrit.
Objektivi në Kampionatin botëror 2010
Franca shkon për të fituar Kampionatin botëror. Ka lojtarë për të triumfuar, por ndoshta jo edhe trajnerin. Është e vërtetë se Franca është ekip të cilin shumë skuadra do të kenë dëshirë ta evitojnë. Çelësi do të jetë Ribery. Nëse ai tregon fuqinë e plotë, atëherë Trekolorët përsëri nuk do të jetë larg titullit.
Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 59 %
Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 31.2 %
Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 14.3 %
Gjasat për të kaluar në finale: 6.4 %
Gjasat për të fituar titullin: 2.6 %