E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihu pret meçe interesante

Organizatori i turneut ndërkombëtar të boksit, ‘Drejtësi për vëllezërit Ramadani e Kiçina’, Aziz Salihu ka thënë se janë kryer të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij evenimenti.

Ky turne do të zhvillohet të shtunën në ambient të hapur para Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej orës 17:00, në të cilin, sipas Salihut, do të marrin pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Zvicra.

“I kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë turne, që ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Qëllimi ynë është që të kërkojmë drejtësi për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po mbahen padrejtësisht nëpër burgje”, ka thënë Salihu në një konferencë për media të mbajtur të martën në Prishtinë, duke theksuar se pritet të zhvillohen disa duele mjaft interesant në kuadër të këtij turneu.

Kurse kryesuesi i Këshillit Organizativ të këtij turneu, Visar Zogaj, pohoi se Burim e Arsim Ramadani si dhe Arben e Jeton Kiçina po mbahen padrejtësisht në burgje, duke kërkuar nga EULEX-i lirimin sa më të shpejtë të tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›