E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Shqiperise Tiranes dhe Dinamos i mjafton nje gol Besa dhe Vllaznia ne disheze

Ne takimet e para Besa mundi Skenderbeun ne Korce 3-1 ndersa Vllaznia mundi Lacin ne Shkoder 2-0

Sot ne kater stadium te Shqiperise do te percaktohen kater ekipet qe do te luajne aktin e parafundit te kompeticionit te dyte per nga rendesia ne vend. Keshtu ne grupin A do te luhet ndeshja midis Skenderbeut dhe Beses si dhe takimi midis Vllaznine dhe Lacit. Nderkohe qe ne grupin B Dinamo do te prese Shkumbinin ne kryeqytet nderkohe qe Tirana do te prese Bylisin e surprizave ne Qemal Stafa.

Grupi A

Ne Kavaje per fundin e takimit midis Beses dhe Skenderbeut duket se askush nuk ka asnje dileme. Ekipi vendas perpos rezultatit te takimit te pare ne Korce kavajasit fituan 3-1 ka nga ana e vet edhe politikat e klubit te Shpetim Duros. Ka qene vete tekniku ne fjale pak dite me pare qe ka deklamuar se Kupa per Skenderbeun nuk ka shume rendesi pasi objektivi primar eshte vetem kampionati. Keshtu sot ne Kavaje verdhezinjte e Bizhdilit do te kerkojne qe te luajne 90 minuta dhe te marrin nje bilete per ne gjysmefinale aty ku me shume mundesi do te prese Vllaznine qe nga ana e saj do te shkoje ne Lac pas fitores se paster 2-0 qe mori ne Loro Borici dy jave me pare. Keshtu djemte e Joses duket se nuk do te kene problem qe te kalojne per me tej.

Grupi B

Ne kete grup gjenden dy prej ekipeve me me tradite ne Shqiperi. Tirana dhe Dinamo. Qe te dy keto skuadra duke pare edhe renditjen ne kampionat duket se i kane vene tere forcat e tyre tek Kupa e Shqiperise. Fitimi i ketij turneu eshte menyra e vetme per te dyja keto skuadra qe te marrin pjese vitin tjeter ne paraeliminatoret e Liges se Evropes. Sa i perket Tiranes duhet thene se nje tjeter 0-0 eshte rezultati qe ka karakterizuar Tiranen ne pese ndeshjet e fundit ne Superlige do ta eliminonte. Themi keshtu pasi bardheblute ne takimin e pare u munden nga Bylisi eliminoi me pare Flamurtarin ne Ballsh. Tanime bardhebluve te Mishes i duhet vetem nje fitore minimale 1-0 qe te kalojne per me tej. Po i njejti rezultat do ti bente pune edhe skuadres se Dinamos. Blute e Mergjyshit qe nje jave me pare u munden 2-1 ne Peqin mund te kualifikohen duke shenuar vetem nje gol.

Cerekfinalet

16 shkurt - 3 mars 2011

Grupi A

Skenderbeu-Besa 1-3

Vllaznia-Laci 2-0

Grupi B

Shkumbini-Dinamo 2-1

Bylis-Tirana 2-1

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›