E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali perfiton 3 milione euro nga qeveria spanjolle

Reali i Madridit eshte kthyer perseri ne qender te vemendjes ne Gadishullin Iberik. Ekipi i drejtuar nga Hoze Murinjo kesaj radhe nuk eshte permendur per arritjet ne fushen e futbollit por eshte permendur pasi ka perfituar nga qeveria e Zapateros rreth 3 milione euro. Shteti spanjoll ka vendosur te hedhe nje shume te tille ne xhepat e Florentino Perezit me qellim qe skuadra e tij deri ne 2013-n te zhvilloje disa turne ne Azi dhe te promovoje keshtu imazhin e Spanjes. Ky akord ka bere qe shume media te pyesin se perse eshte zgjedhur pikerisht klubi madrilen per te promovuar imazhin e ketij vendi. Kete dileme te gjithe atyre qe ishin skeptike u eshte pergjigjur ministri i Industrise qe tha Real Madridi eshte nje klub me shume emer dhe mund te rrise shume turizmin ne Spanje.

Konteksti

Nje investim i tille 3.3 milione euro i bere tek nje klub i vetem futbolli eshte nje aksion qe qendron ne limitet e transparences. Themi keshtu jo vetem se ne mes eshte skuadra e Realit porse Spanja eshte njera prej atyre vendeve qe eshte ne mes te krizes financiare. Pra vete konteksti ne te cilin ndodhet shteti spanjoll eshte mjaft kritik qe te mendosh per investime te tilla.

Perse gjithe ky shpenzim

Qeveria Zapatero ka vendosur qe te lancoje nje fushate te re te titulluar Visit Spain visit Madrid Vizitoni Spanjen vizitoni Madridin. Nepermjet kesaj reklame ata duan qe ti prezantojne vendin te gjithe botes. Mbi te gjithe Azise. Vete ministri i Industrise dhe Turizmit Miguel Sebastian shpjegoi Tregu aziatik ka nje potencial te madh. Kina per shembull eshte nje treg emergjent. Vetem ne 2009-n ne Spanje kane ardhur 90 mije turiste kineze. Nderkohe qe nje 2010-n ky numer u rrit dhe shkoi ne 100 mije. Objektivi yne eshte qe ne 2020-n te na vizitojne deri nje milion turiste. Me ndihmen e sistemit te futbollit pra me sakte me ndihmen e Realit ne vecanti shteti spanjoll kerkon qe te afroje sa me shume turist ne Spanje Reali eshte skuadra me me shume tituj - shtoi ministri. - Ky ekip ka rreth 300 milione fansa aficionados ne te tere rruzullin tokesor. Pastaj ai eshte nje ekip ku misherohen disa vlera te rendesishme si puna dhe persosmeria te cilat e bejne ate klub unik ne bote.

Kontrata

Kontrata e ketij sponsorizimi te shtetit spanjoll me Realin do te mbaroje ne 2013-n. Perpos ekonomisteve e kane kritikuar kete lidhje duke pare gjendjen te veshtire ekonomike qe po kalon vendi kete bashkepunim e kane kritikuar edhe mediat qe jane shume prane Barcelones. Editorialistet e ketyre medieve nuk e kane pertypur faktin se perse Zapatero dhe kabineti i tij kane zgjedhur qe te favorizojne mikun e tyre Florentino Perez Teksa i tere vendi eshte i gjunjezuar - shpjegoi gazeta katalanase Sport - qeveria nga njera ane fton qytetaret qe te shterzojne rripat dhe nga ana tjeter i dhuron 3 milione euro Madridit. Dhe perse pikerisht Realit Atletiko Valencia Sevilja apo dhe Barcelona nuk do te ishin ne gjendje qe te promovonin imazhin e shtetit neper bote Keto te fundit kane edhe me shume tifoze. Nderkohe qe nje tjeter e perditshme katalansae El Mundo Depotivoduke iu referuar skuadres se Murinjos shkoi deri aty sa ta quante Realin si equipo del Gobierno skuadra e qeverise.

Fanella e vecante

Reali gjate turneve qe do ta zhvilloje ne vere dhe do te shkoje edhe ne SHBA do te perdore nje fanelle te vecante ku do te kete te shkruar nje ftese per te vizituar Madridin dhe Spanjen. Keshtu tani tifozeve kundershtare por edhe qytetareve te thjeshte do tu duhet qe te mbledhin mendjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›