Ekleston, divorc "Made in F1"
Berni Ekleston divorcohet nga bashkëshortja Slavica Radiç, por e veçanta e përfundimit të martesës së padronit të Formula 1 lidhet me kohën për marrjen e vendimit. Gjykatësve u kanë mjaftuar vetëm 58 sekonda për të deklaruar ndarjen e çiftit, një kohë e denjë për cirkuitin e garës automobilistike më të ndjekur në botë. Sipas të përditshmes "Daily Mail", Gjykatës së Lartë në Londër i ka mjaftuar më pak se një minutë në ndarjen e çiftit. Nga ky divorc, zonja Radiç mund të përfitojë rreth 1 miliard sterlina. Në sallën e gjyqit nuk ishte prezent asnjëri prej dy ish-bashkëshortëve. Sipas dokumentacionit të shqyrtuar, gruaja e kishte justifikuar ndarjen duke deklaruar se sjelljet e Ekleston i kanë shkaktuar "stres dhe ankthe". Gjykatësi i dha të drejtë, dhe sipas tij, bosi i Formula 1 "është sjellë në mënyrë të palogjikshme". Manjati 78-vjeçar dhe ish-modelja 50-vjeçare, të cilët ishin martuar në verën e vitit 1985, kanë dy fëmijë. Mediat britanike kishin filluar të flisnin për "krisje" në marrëdhënien e tyre që prej nëntorit 2008, edhe pse në dhjetor çifti u duk pranë ribashkimit. Lista e pasurive që do të vlerësohen për procesin e divorcit janë një aeroplan privat, një hotel në Zvicër dhe dy jahte, që mbajnë emrat e vajzave Tamara dhe Petra.