Briatore s‘nguron të denoncojë: Tri skuadra, të parregullta
"Përse kanë dalë këto prova? Për t‘u ngrohur në diell"! Flavio Briatore, përgjegjësi i Renault, duket në formë dhe bën shumë shaka. Sidomos kur flet për skuadrën e Ros Braun, e cila është e aftë sipas tij të bëjë kohë shumë të shpejta vetë për të marrë ndonjë sponsor. Por bëhet serioz dhe i ashpër kur duhet të akuzojë Tojotën dhe Uilliams (pa i përmendur direkt emrat) për filtrat e tyre, të cilat i konsideron ilegale. Duke folur në lidhje me ecurinë e punëve të Renault dhe me paraqitjen e makinës në testet e deritanishme, Briator thekson se "po bëjmë një punë të mirë, nuk duhet të gënjehemi nga disa kohë të mira, por them se jemi konstantë". Më pas ai nuk pa preferuar të përgjigjet në lidhje me një fjali të shkruar në shtyp, ku kishte thënë: "Alonso më parë të fitojë një titull me ne, pastaj do e lë të shkojë te Ferrari", për të cilin ai thekson se nuk ka dëshirë të flasë për të tilla gjëra. Pasi ka theksuar se ka një skuadër që do të synojë titullin, ai ka nënvizuar se rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë: "Nuk është e drejtë disa filtra të bëhen ndryshe dhe disa të tjerë ndryshe, pasi kjo është e parregullt. Deri tani janë të paktën tri skuadrat që nuk respektojnë rregulloren. Unë shpresoj se do të ndërhyhet për ta qartësuar këtë rast".