Eklipsi i plotë hënor, “përgjaket” sateliti natyror i Tokës

Të apasionuarit pas astronomisë dhe qytetarët e vendeve të Azisë, një pjese të Europës, Afrikës Lindore dhe Australisë Perëndimore patën mbrëmjen e së dielës mundësinë të shihnin një eklips të plotë hënor.
Gjatë këtij fenomeni, hëna dukej e kuqe, duke marrë emrin “hëna e përgjakur”.
Gjatë eklipseve hënore, hëna duket e kuqe sepse rrezet e diellit që arrijnë në të reflektohen përmes atmosferës së Tokës. Valët blu të dritës janë më të shkurtra se të kuqet, prandaj shpërndahen më lehtësisht ndërsa udhëtojnë përmes atmosferës së Tokës. Kjo i jep hënës ngjyrë të kuqe, të përgjakur, u shpreh për agjencinë e lajmeve AFP, Ryan Milligan, astrofizikan në Universitetin Queen të Belfastit.
Para eklipsit të së dielës, një eklips i plotë hënor ndodhi në mars të këtij viti.
Pritet që e njëjta dukuri të ndodhë më 12 gusht të 2026-ës, kur hëna të bllokojë dritën e diellit dhe pritet të jetë e dukshme në Europën Kontinentale, por edhe në Amerikën e Veriut.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al/