E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora izolon Tropojën, reshjet nuk pushojnë

TROPOJË - Dëbora e rënë papushim gjatë ditës e natën e së shtunës ka vështirësuar situatën në lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve në qytet dhe komunat e këtij rrethi. Edhe në qytetin Bajram Curri trashësia e dëborës ka arritur deri në 40 cm, ku mungesa e borëpastruesve ka veshtirësuar lëvizjet. Kurse për automjetet,duke qënë se rrugët janë vështirësuar nga akulli nën dëborë, qarkullimi me zinxhirë është i domosdoshëm. Sipas njoftimeve të policisë rrugore nuk ka pasur aksidente.

E vështirë paraqitet situata në të gjitha komunat e në veçanti Lekbibaj, Margegaj, Tropojë dhe Bytyç dhe Bujan, ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 cm dhe lëvizja e njerëzve dhe mjeteve për fshatrat e komunës Lekbibaj, fshatrat Çerem, Valbonë, Dragobi të komunës Margegaj është i pamundur. Mungesa e mjeteve ka vështirësuar pastrimin e rrugëve.

Situata e motit të keq po rëndohet çdo ditë e më shumë këtë funddhjetori, prandaj duhen marrë masa edhe për furnizimin me bazë ushqimore të blegtorisë, krijimin e rezervave ushqimore për popullsinë dhe sigurimi i druve të zjarrit për ngrohje, pasi në shumë fshatra dhe lagje të qyetit është dëmtuar rrjeti elektrik, duke mbetur pa energji që nga nata e së premtes. Punonjës të agjensisë elektrike shpjegojnë se rrjeti është tejet i amortizuar, sidomos në fshat dhe ne nuk kemi bazë materiale dhe mjete për riparimin e defekteve të krijuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›