Ekonomia/ Bode e Berisha: Shënoi rritje

Megjithëse kriza ekonomike tronditi të gjithë botën, sistemi bankar në Shqipëri ka arritur të ruajë stabilitetin. Kështu është shprehur kryeministri i vendit, Sali Berisha gjatë konferencës së tetë të Bankave të Shqipërisë.
Madje ai ka theksuar se gjatë këtij viti vendi jonë ka njohur rritje ekonomike.
Ndërsa Ministri i Financave, Ridvan Bode, që ka qenë gjithashtu i pranishëm në këtë aktivitet, u shpreh se jo vetëm që po punohet që kriza mbarë botërore të mos ndikojë në qendrueshmërinë e ekonomisë së vendit, por është parashikuar se ekonomia e vendit në vitet e ardhshme do të rritet 4 deri në 6 perqind.
I vetmi që ka pranuar që kriza mbarëbotërore ka prekur edhe Shqipërinë ka qenë guvernatori i Bankës së Shqipërisë i cili është shprehur se e rëndësishme është të gjenden mënyrat për kalimin përfundimtar të kësaj krize.
Aktiviteti ka vijuar me mendime dhe dikutime të specialistëve të ekonomisë.