Shtëpia e Bardhë: Kritikat për politikat e Obamës nuk bazohen në ngjyrën e lëkurës
Presidenti amerikan Barack Obama nuk beson se kritikat aktuale ndaj politikave të ndjekura prej tij, bazohen në ngjyrën e lëkurës. Kështu ka deklaruar Shtëpia e Bardhë duke reaguar pas komenteve të fundit të ish-presidentit Jimmy Carter i cili tha se sarkazma dhe kritikat ndaj politikave të Obamës për sektorin e ekonomisë dhe shëndetësisë, bazoheshin në paragjykimet racore. Carter shtoi gjithashtu se shumë amerikanë besonin se një afro-amerikan nuk duhet të zgjidhet president. Ndërkaq kongresi ka qortuar ligjvënësin republikan Joe Wilson për reagimin që pati pak kohë më parë ndaj Obamës, ndërsa ai po mbante një fjalim në kongres, duke thënë se ai po gënjente. I biri i Wilson ka mohuar çdo sugjerim që thekson se reagimi i të atit, kishte baza raciste. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs tha se Obama nuk besonte se këto kritika vijnë si pasojë e ngjyrës së lëkurës së tij. "Por ne e kuptojmë se njerëzit mund të mos jenë dakord me disa nga vendimet që ne kemi marrë apo me disa veprime që do të ndërmarrë kjo administratë", vijoi Gibbs.
Obama është takuar me protestues të zemëruar kohët e fundit. Disa persona kanë protestuar ndaj politikave të tij dhe e kanë akuzuar atë për tirani. Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me reagimin e Wilsonit në kongres, ish presidenti amerikan Jimmy Karter tha se Obama është kryetar shteti dhe si i tillë, duhet të respektohet. Joe Wilson ngriti zërin të martën gajtë një votimi në njërën prej dhomave të Kongresit, dhe iu drejtua Obamës duke thënë " Ti gënjen". Obama, po mbante një fjalim për kujdesin shëndetësor.