E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia amerikane shpëton nga rënia e lirë

Uashington - Shtëpia e Bardhë konfirmon se ekonomia amerikane nuk është më në rënie të lirë. Drejtori i Buxhetit, Peter Orszag, deklaron se gjithsesi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dalë nga kriza.

"Rënia e lirë e ekonomisë duket se ka ndaluar", deklaroi drejtuesi i lartë amerikan për rrjetin televiziv amerikan CNN.

Ekonomia amerikane hyri në recesion në dhjetor të vitit 2007. Që prej verës 2008, ajo ka njohur tre tremujore radhazi rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto. "Ka drita shprese, por nuk kemi dalë ende nga situata", shtoi Orszag.

Ai vlerësoi se duhej ende kohë përpara se plani i gjerë i rimëkëmbjes ekonomike prej 787 miliardë dollarësh, i miratuar nga Kongresi në shkurt dhe i venë në zbatim nga administrata e presidentit Barack Obama të japë efekte të plota.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›