Ivanoviç: Njësi të veçantë për policët serbë
Beograd -Sekretari Shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç ka thënë se autoritetet në Beograd duhet të insistojnë që policëve serbë t’u mundësohet të jenë në zinxhirin e veçantë komandues në Policinë e Kosovës.
Ivanoviç ka shtuar se kjo është shumë me rëndësi, sepse, siç ka thënë ai, në atë rast ata “nuk do të ishin pjesë e institucioneve që kanë shpallur pavarësinë”.
Sipas tij, siguria në zonat e banuara me serbë në Kosovë do të varej në masë të madhe nga prania e serbëve në policinë e Kosovës. rel