Presidenti brazilian në Kinë për marrëdhëniet tregtare
Pekin - Presidenti brazilian mbërriti sot në Pekin së bashku me një delegacion prej 240 biznesmenësh për një vizitë pune. Takimi i presidentit Luiz Inacio Lula da Silva do të përqendrohet në këmbimet tregtare me Kinën si edhe në promovimin e një urdhri të ri ekonomik.
Lula deklaroi se e konsideronte këtë turne si një nga më të rëndësishmit në dy mandatet tij që prej vitit 2003 "për të mbrojtur një urdhër të ri ekonomik dhe një politikë të re tregtare në botë".
"Partneriteti strategjik i vendosur mes Brazilit dhe Kinës që në vitin 1993 do të na çojë në një peizazh të ri botëror për sa i përket planit ekonomik, shkencor dhe tregtar në shekullin XXI", deklaroi sot Lula për agjencinë zyrtare kineze të lajmeve Hsinhua.
Gjatë vizitës së tij treditore në Kinë, presidenti brazilian do të takohet me homologun Hu Jintao dhe me drejtues të tjerë të lartë kinezë me qëllim konsolidimin e dialogut politik mes dy gjigantëve ekonomikë.