E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia amerikane zyrtarisht në recension

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara tani ndodhet në recesion,  kështu thotë nje organ autoritativ ne Uashington, vlerësimi i të cilit konsiderohet si zyrtar.

Zyra Kombëtare për kërkime ekonomike thotë se recesioni në Shtetet e Bashkuara filloi në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas këtij institucioni faktor kryesor është numri i të punësuarve në Amerikë i cili ka rënë çdo muaj gjatë këtij viti.

Duke folur në një forum të kompanive më të mëdha amerikane, sekretari amerikan i thesarit, Henri Paulson tha se janë kohë të vështira për ekonominë amerikane por se hapat e ndërmarrë janë të qëlluar./BBC/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›