E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia e Eurozones mbetet e dobet

Instituti i Frankfurtit në raportin mujor të shtatorit ka bërë me dije se ecuria ekonomike e Eurozonës mbetet e dobët ndërsa ka paralajmëruar se do të ketë një rritje të mëtejshme të papunësisë në një periudhë të shkurtër. Pritet që zhvillimi ekonomik të ndikohet nga tensionet në tregjet financiare si dhe nga një pasiguri më e madhe që do të rëndojë në klimën e besimit. Sipas raportit të BQE në një periudhë afatgjatë këshilli drejtues parashikon që ekonomia në Eurozonë të përmirësohet gradualisht. Dinamika e rritjes do të vijojë të pengohet nga proceset e korrigjimit të nevojshëm të bilanceve të vendeve në vështirësi si në sektorin financiar ashtu edhe në sektorët e tjerë, kryesisht nga rritja e vazhdueshme e papunësisë dhe nga ndërprejra e rritjes globale. Norma e papunësisë në Eurozonë sipas Eurotoëer ka shkuar në nivelin e 11,3% më i larti që nga viti 1995. ndër të tjera BQE paralajmëron Italinë se nëse qeveria nuk do të kompletojë të gjitha refromat për rimëkëmbjen e ekonomisë atëherë do të jetë e ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha. Si Italia ashtu edhe Spanja mund të ndikojnë në perspektivat e rritjes afatgjatë përmes reformave strukturore në mbështetje të rritjes. Refroma të tilla raporton banka qëndrore mund të gjenerojnë mbi rritjen e PBB efekte reale pozitive duke përmirësuar perspektivat për uljen e borxhit publik. Por nësë këto masa nuk do të arrihen nga këto dy vende atëherë do të ketë rreziqe të konsiderueshme për uljen e borxhit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›