E Shtunë, 31 Tetor 2026

Caktohet masa e sigurise per Hamitin 30 dite paraburgim

30 ditë paraburgim është masa e sigurisë të caktuar nga gjykata e Prishtinës, për 3 personat e arrestuar një ditë më parë në Kosovë, mes të cilëve dhe Sami Hamitit, kryesues i Asamblesë komunale të Prishtinës
Zëdhënësi i misionit EULEKS në Kosovë, Blerim Krasniqi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se tre personave u është zgjatur paraburgimi prej 30 ditësh.
Gjykatësi i seancës paraprake të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë ka caktuar kete mase sigurie edhe per biznesmenët Agim Ademi e Muharrem Rama.
Mbrojta e ka kundërshtuar këtë vendim duke paralajmëruar ankesë brenda 24 orëve.
Sami Hamiti, Agim Ademi dhe Muharrem Rama, janë arrestuar te merkuren për akuza lidhur me korrupsion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›