E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet autori i masakres ne Qafe Thane

Është arrestuar autori i vrasjes së 24 vjeçares Fatjona Sula, trupi i së cilës u gjet i masakruar në pasditen e së mërkurës në afërsi të një ure në aksin rrugor Korçë- Qafë Thanë.

Çelnik Meleqi, nga Cërriku banues në Përenjas, rezulton autori i këtij krimi, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje. 24 vjeçarja nga Orenja e Librazhdit e martuar në Hotolisht të Librazhdit me Safet Faten, pak kohë më parë ishte e divorcuar dhe dy fëmijët jetonin me prindërit e saj në Orenje, kurse vetë strehohej në një hotel në Përrenjas, ku dhe punonte si kamariere. Viktima rezulton në skedat e policisë si një e ndaluar për ushtrim prostitucioni rreth një vit më parë.

Identifikimi i gruas u bë nga të afërmit e saj, të cilët si fillim e kanë zbuluar tatuazhet e saj, një në forme ylli në gjoksin e majtë të femrës, me inicialet D.O.

Trupi i 24 vjeçares u gjet nga një bari i zonës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Një grup hetimor me ekspertë të antikrimit nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›