Ekonomia e botës deri më 2050, ja 10 vendet më të fuqishme
Kina do të jetë në krye të 10 vendeve me ekonominë më të fuqishme të botës deri në vitin 2050. Vlerësimi i bërë nga korporata financiare ‘Goldman Such’ vlerëson 10 ekonomitë më të fuqishme të botës për 4 dekadat e ardhme, duke marrë në konsideratë prodhimin e Brendshëm Bruto në rang shteti dhe jo të atij për frymë. Kështu në krye të vlerësimit të ‘Goldman Such’ renditet Kina, më pas Bashkimi Europian dhe në vend të tretë SHBA. Më pas në vend të katërt renditet India, Japonia, Brazili, Rusia, Britani e Madhe, Gjermania, Franca në vend të 9-të dhe Italia në vend të 10-të. Kështu Kina do të kryesojë ekonominë botërore, vend i cili kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht. Gjithashtu, në këtë renditje India do të lërë pas Japoninë. Ndërsa Europa vijon të mbajë mirë pozicionin ekonomik në rang global edhe në të ardhmen. Bashkimi Europian në tërësi dhe shtetet e fuqishme si Britani e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia përfshihen në dhjetëshen më të fuqishme në aspektin ekonomik edhe deri në vitin 2050. Ndërsa sipas vlerësimit që ka bërë Banka Botërore, vitin që shkoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës zunë vendin e parë me një diferencë të madhe prej 14 biliardë dollarësh, të ndjekur nga Japonia me 5 biliardë, dhe Kina në vend të tretë me 4.9 biliardë për Prodhimin e Brendshëm Bruto, të shënuar në fund të 2009-s. Ekonomia e SHBA edhe pse në vend të parë për nga madhësia, radhitet me një diferencë shumë të lartë me vendin e dytë Japoninë. Ekonomia e SHBA është kaq e madhe, duke u barazuar me ekonomitë e Japonisë, Kinës, Gjermanisë dhe Francës të marra së bashku. Por ekonomia kineze rikuperohet me hapa gjigantë. Sipas parashikimeve Agjencisë Federale për Tregtinë me Jashtë, në Gjermani, Kina pritet t’i zërë vendin Gjermanisë si kampione në eksporte. Gjatë 15 viteve të fundit India është bërë ekonomia e tretë më e madhe e Azisë dhe numri dhjetë në botë. Në fillim të hapjes së tregut, nënkontinenti ishte thjesht një "punishte shtesë" për firmat perëndimore, për shkak të krahut të lirë të punës. Më vonë koncernet e mëdha të degës së informatikës zbuluan inxhinierët e kualifikuar indianë. Vendet e zhvilluara për një kohë të gjatë qëndruan të rezervuar dhe sytë i kishin kthyer vetëm nga Kina. Ndërkohë, gjërat kanë ndryshuar dhe hyrja në tregun indian është për shumë firma perëndimore e detyrueshme. Rritja me ritme të shpejta e ekonomisë botërore, e shoqëruar me rritjen me ritme të shpejta të popullsisë, po vë në rrezik rezervat natyrore të globit për të përballuar këto zhvillime. Për shkak kësaj situate, çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, duke shënuar rekorde nga limitimi i prodhimit, ndërsa çmimet e ushqimeve janë rritur nga kërkesa e madhe sidomos për prodhimet bio. Ekonomia botërore, e bazuar dhe e varur së tepërmi nga nafta, mund të dalë shumë shpejt nga ritmi, në rast se ka probleme me furnizimin me naftë. Ekonomitë e Kinës dhe të Indisë janë duke kryesuar ritmet e rritjes ekonomike botërore. Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për vitet në vazhdim këto dy vende do të kenë ritmet më të larta të rritjes së tyre.
Somario
Aktualisht Ekonomia e SHBA-së është në vend të parë për nga madhësia, me një diferencë shumë të lartë me vendin e dytë, Kinën. Ekonomia e SHBA-së është e madhe, duke u barazuar me ekonomitë e Japonisë, Kinës, Gjermanisë dhe Francës të marra së bashku.
2050 Rank Vendet 2010 GDP 2020
GDP 2030 GDP 2040 GDP 2050 GDP
1 CHN
China 2998 7070 14312 26439 44453
* EU
European Union * 12965 16861 21075 28323 35288
2 USA
United States 13271 16415 20833 27229 35165
3 IND
India 929 2104 4935 12367 27803
4 JPN
Japan 4601 5221 5810 6039 6673
5 BRA
Brazil 668 1333 2189 3740 6074
6 RUS
Russia 847 1741 2980 4467 5870
7 UK
United Kingdom 1876 2285 2649 3201 3782
8 GER
Germany 2212 2524 2697 3147 3603
9 FRA
France 1622 1930 2267 2668 3148
10 ITA
Italy 1337 1553 1671 1788 2061